• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS, kjo “skuadër” e madhe, përballë një “ekipi” të zgërlaqur

by Artur Ajazi
09/09/2020 14:16
MBLEDHJE E GRUPIT TE PS – Kryeministri Edi Rama, duke dale pas nje mbledhje te grupit te Partise Socialiste, ku eshte perjashtuar nga kjo parti, deputeti Tom Doshi./r/n/r/nMEETING OF SOCIALIST PARTY – Prime Minister Edi Rama, during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edi Rama,kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministër i Shqipërisë, synon dhe me të drejtën morale, të fitojë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Dhe në fakt PS, ka nisur të “ndezë” motorrët e saj, duke nisur nga riformatimi  siç tha  zoti Rama, të FRESSH dhe Forumit të Gruas, por edhe duke nxjerrë në raporte të përjavshme , problemet në çdo qark. Në dy mandatet e para qeverisëse, Partia Socialiste ka patur një të veçantë të pakonstatuar më parë tek asnjë parti politike që ka patur dhe ka lënë pushtet. Edi Rama, ka punuar në ekip, ka punuar si një “skuadër” e madhe, dhe ka arritur të fitojë. Askush nuk do të mund t’ja kishte dalë si ai, me një Sali Berishë,me një Monikë, me një Lulzim Bashë, apo dhe me ndonjë tjetër që mbushte xhepat me gurë dhe vezë, për të treguar se “këtu jemi ne opozita”. Askush nuk do t’ja kishte arritur të transformonte qendrat dhe periferitë e qyteteve tona, siç bëri Edi Rama me “skuadrën” e tij, askush nuk do të kishte thithur kaq shumë investime të huaja sa ka arritur të marrë  ai.

Askush si Edi Rama, nuk do të kishte përballuar me qetësi dhe besim, sfidat, por dhe “gropën” e madhe financiare që i la “peshqesh” Doktorri nga qeverisja e tij. Askush nuk do të kishte përballuar me maturi  krizën e tmerrshme të 26 Nëntorit, që për çdo burrë shteti do të kishte qenë kataklizmoja. Dhe ja doli.  Edi Rama, punoi nga dita e parë me ekipin e tij, i mblodhi dhe u bëri të qartë atyre se “pushtetin e morëm për të bërë shtetin, votat na i dhanë 1 milion shqiptarë për të ndryshuar nga themelet gjithçka kemi para syve tanë”. Dhe e bëri. Sot qytetet tona janë pasqyra më e mirë e një qeverisje të përgjegjshme, nga ku ka ndryshuar stili dhe mënyra e jetesës së qytetarëve, mënyra e menaxhimit  dhe zbatimit të propjekteve nga bashkitë, apo dhe  transparenca para çdo votuesi dhe taksapaguesi. Edi Rama ka sot  “skuadrën”  e tij, menaxhuesit e tij, zbatuesit e tij, me të cilët del dhe takohet ballëhapur para shqiptarëve. Bilancet e qeverisjes në dy mandatet e para të Edi Ramës, i japin të drejtën atij të kërkojë pa shumë sforco, mandatin e tretë qeverisës.

Shqipëria sot, ka një rrjet rrugor modern që shtrihet nga Shkodra në Sarandë, plus akseve të reja me parametra europiane që kanë nisur  dhe  që pritet të përfundojnë brënda vitit 2021,  ka  një rrjet energjitik krejt  të ri, qytetat  tona kanë inceneratorët e tyre  bashkohorë duke eleminuar ndotjet 25 vjeçare në mjedis, vendi ka sot një sistem shkollor që konkuron denjësisht me atë Europian, ndërsa ekonomia e vendit ka nisur të rimarrë  vehten pas një periudhe 5-6 mujore të vështirë nga pandemia.  Sikur Edi Rama të ishte marrë gjatë me ish-opozitën, padyshim nuk do të kishte arritje të tilla.Partia Socialiste është sot një “skuadër” e madhe, e cila falë drejtuesit  të saj, ka arritur të vendosë standarde të reja në jetën dhe mentalitetin e shqiptarëve. Zyrat e shtetit sot, nuk janë më çerdhe ku struken militantët dhe as skuta nga ku  thuren afera të ndyra korruptive.

Hapja e administratës, sistemi i konkurimit sipas meritokracisë, gara në portale krejt elektronike, ka dhënë efektin pozitiv, në përmbysjen e metodave të vjetra, ku parësore ishte shitja dhe blerja e vendit të punës. Deputeti socialist, është argati dhe përçuesi i fjalës së qytetarit në Parlament, ndërkohë që Edi Rama ka treguar me vepra se, nuk di të falë askënd që mundohet  të prishë imazhin apo rreputacionin e “skuadrës” së tij. Në takimet e fundit me drejtuesit politikë në qarqe, Edi Rama kërkoi të punohej fort, pasi “duhen të paktën 74 mandate”. Duke  vlerësuar modestinë e kryeministrit, mendoj se Partia Socialiste ka të drejtën morale dhe avantazhin të marrë jo 74 por 84 mandate, në  zgjedhjet e 25  Prillit  2021. Mendimi se “pushteti të konsumon”, natyrisht  është  relativ, dhe jo një  e  vërtetë  absolute. Kur arrin të bësh shtetin, të reformosh drejtësinë, të ndërtosh qytetet dhe rrugët, të marrësh vlerësime  dhe nderime nga ndërkombëtarët, natyrisht nuk është “konsumim pushteti”. Të  arrish në kohë rekord të thithësh 1.15 miliardë euro nga Bashkimi Europian për të rindërtuar nga e para zonat e dëmtuara nga tërmeti natyrisht nuk është “konsumim pushteti”. Tek e fundit, nuk është “faji” Edi Ramës, që edhe në 25 Prill, do të ketë  përballë  një “ekip” të zgërlaqur, me të cilin gjithsesi  do të luajë fort  për fitoren e merituar.

Next Post
Armando Duka rrëfen gjithçka për nisjen e sezonit të ri të futbollit, nga Superliga tek ndryshimet ligjore

“Duhet përqendrim përballë çdo kundërshtari”, Duka: Loja e Kombëtares më zhgënjeu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In