• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS i fton në Këshill Politik, opozita: Të hapen listat 100%, të mos preken rregullat për koalicionet

by A R
27/07/2020 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ftoi opozitën në mbledhje ditën e nesërme.

Ai i fton që të ulen në orën 11.00, duke me rend dite:

– Prezantim nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij.

– Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.

Kjo ftesë e tij është pranuar ngë përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, demokrati Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i LSI, të cilët shprehen se nirëpresim vazhdimin e punës me mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 11:00.

Në vijim thuhet se mbledhja e shkuar u mbyll me një përgjigje refuzuese nga ana e përfaqësuesit të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi propozimin për konsensus të opozitës së bashkuar, për hapjen 100 % të listave, me kushtin që të mos preken rregullat aktuale për koalicionet parazgjedhore dhe ndarjen e mandateve.

Bylykbashi dhe Vasili thonë se në përputhje me marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje dhe transparencë në Këshillin Politik, cka deri më sot nuk ka ndodhur.

“Kjo sepse Partia Socialiste ka ecur me logjikën e “faktit të kryer” dhe me paraqitjen e njëanshme të ndryshimeve kushtetuese, të cilat bien ndesh me marrëveshjen e 14 Janarit, minojnë dakordësinë e 5 Qershorit, janë në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias dhe zhbëjnë ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit”, shtojnë ata.

Në vijim thonë se marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”.

Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar i qëndron kërkesës së parashtruar në mbledhjen e kaluar që në trajtimin e kësaj çështje të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR. Për këtë arsye, ju njoftojmë se për Opozitën e Bashkuar trajtimi i kësaj çështje dhe heqja dorë nga aktet e njëanshme, që shkelin marrëveshjen e 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit, dhe minojnë dakordësinë e arritur, duhet të mbetet çështja e parë për diskutim dhe vendimmarrje nga Këshilli Politik.

“Siç ju informuam në mbledhjen e shkuar të Këshillit Politik, është e papranueshme loja me gjoja pyetje të drejtuar nga pala juaj, lidhur me propozimin tuaj të njëanshëm kushtetutes, drejtuar ekspertëve të Qeverisë, të cilët siç është botërisht e njohur, janë edhe draftuesit dhe mbështetësit e ndryshimeve tuaja të njëanshme. Në këto kushte, Opozita e Bashkuar ripërsërim qëndrimin se në përputhje me marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe dakordësinë e 5 Qershorit, palët janë të detyruara të heqin dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe të kërkojnë mendimin dhe asistencën nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Përsa më lart, konfirmojmë pjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme”, deklarojnë PD-LSI.

/a.r

Next Post
E rëndë në Lushnjë/ Arrestohet 56-vjeçari, përdhunoi dhe la shtatëzënë 33-vjeçaren me probleme mendore

E rëndë në Lushnjë/ Arrestohet 56-vjeçari, përdhunoi dhe la shtatëzënë 33-vjeçaren me probleme mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In