• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS feston 25 vjetorin e themelimit, Rama: Kryeministër nuk të bën karrigia

by Aalison Pearse Stevens
12/07/2016 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 25 vjetorin e themelimit të PS-së, Kryeministri e njëkohësisht kryetari i saj Edi Rama ka thënë se është selia rozë ajo që i ka mësuar ne karriga e kryeministrit, nuk të bën të tillë. Njësoj, ka shtuar Rama, është PS ajo që i ka mësuar atij parimin se nuk mund të kesh të drejtë për çdo gjë gjatë gjithë kohës. Në mënyrë indirekte Rama i është drejtuar me një mesazh edhe deputetë rebelë brenda PS-së duke thënë se e ka kuptuar tashmë se nuk mund të kënaqen të gjithë, sado që të mundohesh.

“Rruga e ndryshimit i ndan, i turbullon njerëzit. Kam mësuar se Kryeministër nuk të bën karrigia, dhe nuk mjafton që të japësh urdhra dhe gjërat të bëhen. Këtë nuk ua mëson dot lehtë, në mos nuk ua mëson dot fare të tjerëve… Kam patur fatin të shoh shumë njerëz, të dëgjoj shumë dhe të dëgjoj shumë. Me siguri në drejtimin e cdo partie mëson nga të gjitha këto, por nuk kam dyshim se në një asnjë parti shqiptare mund të jetë për një olider apo aktivist, një shkollë, aqsa është PS në Shqipëri.

Është një shkollë që është e ngritur në parimin “askush nuk mund të ketë të drejtë gjithmonë për cdo gjë”.

Kam mësuar ta besoj gjithnjë e më shumë dhuntinë e njerëzve të zakonshëm për të dëgjuar atë që duhet në zhurmën e madhe të politikës, se cfarë do duhet të besojne dhe kë duhet të mbështesin. Njerëzit e kuptuan në 2013, kur na zgjodhën neve, por edhe më kuptimplotë ishte zgjedhja e 2015, ku në kulmin e reformave, njerëzit na dhanë sërish besimin.

Me ndihmën e kundërshtarëve tanë, po rritet numri i njerëzve që e kuptojnë forcën ndryshuese tonë. 

Në ato që kanë mësuar në këto 10 vjet, e sidomos në këto 3 vite që kam qenë kryeministër, vlen të them se kam mësuar të vlerësoj rolin e partisë sonë në historinë e vendit në këto 25 vite. Deri në ditën e fundit në detyrë do të jap gjithçka kam…”- tha Kryetari i PS-së.

Kryeministri tha se shumë njerëz mund ta shohin atë nëpër udhëtime jashtë vendit, të veshur me kostum apo duke buzëqeshur. Për Ramën shumëkush mund të pyesë nëse pikërisht një njeri i tillë mund të mendojë për hallet e popullit.13650571_10154352698641692_1939790337_n

“A ka dëshirë ky njeri të mendojë për hallet tona? Nuk i vë faj askujt që mendon se unë nuk kam bërë gjënë e duhur për të, apo vendin. Apo as atij që mendon se unë nuk i jap vendin e punës që kërkon. Por ama unë nuk harroj se për këtë punoj, kujt i shërbej, dhe se çfarë duhet të bëj për këtë vend. Këtu kam mësuar se politika në këtë vend nuk rrjedh aspak fjollë. Madje sa më lart ngjitesh, aq me vështirësi rrjedh. Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Shumica e njerëzve janë të qartë dhe na mbështesin, për aq kohë sa ne jemi të vendosur dhe gabimet tona nuk janë të qëllimshme. ”- theksoi Kryeministri.

Rama ka shtuar se nën drejtimin e PS-së dhe qeverisë, ka mësuar se është e pamundur që t’i kënaqësh të gjithë, duke nënkuptuar këtu deputetët rebelë brenda PS-së.

“Nuk mund ti kënaqësh të gjithë gjatë gjithë kohës, aqsa më tepër ka disa njerëz që nuk mund t’i kënaqësh asnjëherë. Ta mësosh me të dëgjuar është një gjë, por ta mësosh duke qenë kryeministër dhe kryetar i PS-së, më besoni, është krejt diçka tjetër. Këtu kam mësuar se sa më të zakonshëm të jenë njerëzit, aq më të duruar janë… Qeveria jonë është seriozisht e fokusuar në shqetësimet e tyre, deputetët tanë po ashtu. Është momenti për të falenderuar deputetët që janë në lartësinë e këtij prioriteti. Me keqardhje është po ashtu momenti për të kërkuar ndjesë, për ata që e shkelmojnë këtë prioritet… Ka ende shumë për të bërë, ne s’jemi të përsosur, ne kemi bërë gbimet tona, por ama nën drejtimin tonë shumë gjëra kanë ndryshuar.  Këtyre që bëjnë të mërziturin, u them se PS ka vend për të gjithë, por ata do duhet t’i bëjnë vendin vetes. ”- shtoi Rama.

1468344247520-722324840_1468345277-966833

Në këtë festim marrin pjesë një sërë figurash të larta të PS-së, duke filluar që nga Kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë, por edhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.

Ka rënë në sy mungesa e kreut të LSI-së Ilir Meta, një socialist ky i vjetër që ka një firmë të rëndësishme në ditëlindjen e PS-së, por mungesa e tij lidhet me një vizitë zyrtare që ai po zhvillon në Mal të Zi.

Festës nuk i është bashkangjitur as ish kryetari i PS-së, Fatos Nano, i cili prej thuajse 8 vitesh nuk merr pjesë në festimet e themelimit të PS-së.

Ndërkohë që festën e PS e ka bojkotuar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe nënkryetari i grupit parlamentarë të PD-së, Edmond Spaho. Por PD duket se përfaqësohet në këtë event me ish kryetarin e saj, Tritan Shehu./java/a.k13632616_10154352614221692_104474388_o (1)

 

Next Post

Haxhinasto: Strategji e re transporti për zhvillimin ekonomik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U zgjodh drejtuesi i SPAK, Dumani “i dorëzon çelësat”, Klodjan Braho merr detyrën në krye të Prokurorisë së Posaçme

Vendimi i GJK, gazetari: SPAK u merrte njerëzve telefonin në rrugë dhe nxirrte të dhënat në pazar, tani kufizohen

January 16, 2026
Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

Hartat/ Çmimet e reja të referencës do të zbresin edhe në fshat; Barazohen me referencat e rretheve

January 16, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në Pallatin e Brigadave, zbardhet axhenda e plotë

January 16, 2026

Nga monarkistët te muxhahedinët, kush janë grupet opozitare që sfidojnë Ajatollahun në Iran?

January 16, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat në rritje

January 16, 2026
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja, plagosen edhe këmbësorë

January 16, 2026
“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In