• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS, e vetmja që punon”, Veliaj në Dajt: Mos u habisni për atë që bënë në Rinas, se ata për pushtet kanë vrarë njerëz

by
13/04/2021 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Qarkun, së bashku me deputetin Xhemal Qefalia është ndalur në takimin elektoral të Njësisë Administrative Dajt.

Në fjalën përpara banorëve të kësaj zone, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja që po punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.

“Po ndodhin gjëra shumë të rëndësishme në Shqipëri. Gjëja e parë është vaksinimi për këdo që është mbi 60 vjeç. Edi Rama çdo javë po sjell nga 100 mijë vaksina që deri në maj gjysmë milioni të jenë vaksinuar dhe të kthehemi në normalitet. Lajmi tjetër i mirë na vjen nga Edi Rama dhe PS janë pagat. Ishin 300 mijë lekë. Do të bëhen 400 mijë lekë, 30% më shumë ushqime tek tavolina e bukës, më shumë libra e veshje për fëmijët. Për herë të parë Partia Socialiste dha pension social. Hoqëm tavanin që sot të dalin njerëzit në pension edhe me 300, 350 e me 400 mijë lekë sepse po merr mbrapsht ato që ka kontribuar ndër vite,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër ai tha se opozita e sotme pa asnjë vizion dhe program e vetmja gjë që di të bëjë është bllokimi dhe shkatërrimi.

“Mos u habisni për atë që bënë në Rinas, se ata për pushtet kanë vrarë njerëz. Rinasi është gjëja më e vogël. Pse habiteni se e lanë miletin 1 javë pa vaksina? Ata s’e kanë problem fare se vetëm në një javë në ’97 u vranë më shumë njerëz se gjithë pandemia. Mos u habisni! Është minimumi që ata mund të bëjnë. Ata kishin përgatitur një skenar ku do fillonte me grevën në Rinas dhe do futeshin edhe të përndjekurit në grevë,” tha Veliaj. Për këto arsye ai tha se është shumë e qartë rruga që duhet të ndjekin shqiptarët.

“Do vazhdojmë përpara, apo do kthehemi mbrapa? Do bashkohemi siç na ka hije, apo do përçahemi? Do vazhdojmë me civilizim, me qytetari, me sjellje perëndimore, me sjellje evropiane, apo do kërcejmë mbi kofano, do kërcejmë mbi tavolina e do bllokojmë rrugët? Ata i kanë pasaportat holandeze. Ata kanë ku ikin. E kanë një plan B. Ne këtu në Dajt, në Qesarakë, në Surrel, në Priskë, në Tiranë, në Shqipëri kemi vetëm një plan, ta bëjmë këtë vend. Ky është plani A, B, C, Zh për ne. Kështu që eja ta bëjmë këtë vend, eja t’i japim Edi Ramës gjithë fuqinë që vjen nga Dajti. E kemi edhe kryeministrin katundarin tonë të Dajtit dhe do ishte një privilegj i jashtëzakonshëm që nga Dajti t’i japim Edi Ramës të gjithë fuqinë,” u shpreh Veliaj.

Edhe deputeti Xhefalia, i cili kandidon për një tjetër mandat në këtë zonë, tha se duhet të bëhemi të gjithë së bashku përpara një sfide të madhe që duhet ta fitojmë./ b.h

Next Post
Zbardhet “lufta” në Mamurras, Policia: Efektivi plagosi dy kolegët dhe qytetarin

Zbardhet "lufta" në Mamurras, Policia: Efektivi plagosi dy kolegët dhe qytetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In