“Partia Socialiste e ka bere zgjedhjen: Me koalicion! Por, Partia Socialiste ka garën e saj, me programin e saj, me ofertën e saj”.
Është ky qëndrimi i deputetit të PS-së, Erjon Braçe, i cili mbështet deklaratën e bërë nga kreu i grupit parlamentar të majtë, Gramoz Ruçi në lidhje me koalicionet që do të krijohen para zgjedhjeve të qershorit. Braçe përsërit mesazhin se pa apo me LSI-në, socialistët do të fitojnë garën e tyre elektorale.
Ndërkohë që, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka deklaruar se me apo pa LSI do të paraqesin ofertën politike në 18 qershor.
Postimi i Erjon Braçes
KOKE ME KOKE ME NJEREZIT!
KJO ESHTE PUNA JONE!
Gjithkush, po behet viktime e marramendjes publike: Me koalicion, pa koalicion, me kete, pa ate?! Natyrisht, Partia Socialiste ka edhe synimin e saj: TI FITOJE KETO ZGJEDHJE!
Duke komunikuar me njerezit, nje per nje, duke dhene llogari per cfare beri, cfare nuk beri dot dhe arsyet, vleresuar gjithcka dhe kerkuar besim per te ardhmen!
Modestisht, ndershmerisht!
a.ç