• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS e hapur për të bashkëpunuar”, Gjiknuri: Opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje pa kthim

by A R
14/03/2022 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste shprehet e hapur për të bashkëpunuar me opozitën për të çuar përpara reformat në dobi të vendit. Nga Elbasani ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se PS ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim.

“Partia Socialiste dhe mazhoranca në përgjithësi ka qenë gjithmonë e hapur. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ne jemi një parti që kemi ditur të bashkëpunojmë, kemi ditur të ofrojmë kompromise. Ne kemi qenë të parët që kemi thënë hajde të ulemi dhe të ngremë Komisione qoftë për reformën zgjedhore, qoftë për reformën territoriale”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se pas 6 Marsit opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje, ndërsa po mbahet peng nga drejtuesit e saj. Ai siguroi se qeveria është e gatshme për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj. “Ju e dini që opozita e sotme është akoma më shumë ‘kuturu’. Pas 6 Marsit ka hyrë në një cikël shkërmoqje, kam frikë se pa kthim. Megjithatë, Partia Socialiste dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar me qëllim që ne të kemi mundësi që të dialogojmë. Është për të keqen e tyre dhe liderëve të tyre, sidomos ata që kanë mbaruar punë me të ardhmen e Shqipërisë, që vazhdojnë ta mbajnë peng atë opozitë dhe praktikisht nuk sjellin atë pranverën që dëgjuan të gjithë shqiptarët për bashkëpunimin për të ardhmen. Në fund të fundit ka edhe njerëz që këto ditë predikuan për protesta por shikoni edhe vlerat qytetare të cilët janë me mijëra e mijëra që kanë më shumë besim te e ardhmja, te paqja, te siguria. Mendoj se kjo është përgjigja e masës më të madhe të shqiptarëve. Qeveria është këtu për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkaq, drejtuesi politik i PS, Damian Gjiknuri, uroi shqiptarët për Ditën e Verës që e kthen Elbasanin në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. “Le të shërbejë kjo festë për një mesazh që ka optimizëm, ka shpresë, ka jetë për t’u jetuar nga të gjithë. Mendoj se ditë më të mira do vijnë për popullin shqiptar, pavarësisht nga vështirësitë që ndodhemi për shkak të sfondit të ngjarjeve ndërkombëtare. Bashkia e Elbasanit ka bërë një organizim të mrekullueshëm këto ditë me koncerte, me aktivitete të ndryshme që nxjerrin në pah vlerat e kësaj treve, por mbi të gjitha edhe për të dhënë mesazhin që jeta është e bukur. Le të shpresojmë për një periudhë më të mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, deklaroi Gjiknuri.

Next Post
CNN: Zelensky i ka bërë presion Presidentit Biden për më shumë sanksione ndaj Rusisë

CNN: Zelensky i ka bërë presion Presidentit Biden për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    4 years ago

    SIC do filloje shkermoqja juaj mbas pak kohe,po i vjen fundi fasades prej kartuci qe ka ps e juaj.Ju jeni djalli i vertete,mashtrues e hajdute te pa ngopur.Ama tani eshte fillimi i degradimit tuaj,si njerz e si parti te dalur bojet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

Konfirmohet arratisja e Ndocit, “Burgjet”: Na rrahu policin, la analizat përgjysmë dhe iku!

January 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë!

January 13, 2026
Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

January 13, 2026
Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

January 13, 2026
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In