• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS do i lërë Shqipërisë infrastrukturën më moderne/ Veliaj: Unaza e Madhe dhe zgjerimi i Lanës do të bëhen

by Java News
06/06/2019 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 4 vitet e ardhshme Tirana do ketë Unazën e Madhe dhe projektin zgjerimit të lumit të Lanës së përfunduar. Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur që projekti i nisur për zgjerimin e Unazës së Madhe dhe vijimin e tij dhe në pjesën veriore dhe të Tiranës do të vazhdojë.

“Të jemi të qartë për një gjë: Unaza e Madhe do të bëhet dhe është e nevojshme për qytetin e Tiranës. Kjo do të thotë se do të bëhet edhe Unaza e Madhe tek Astiri, por do të bëhet edhe Unaza e Madhe në Shkozë, është jetike për Tiranën.

Unaza do të bëhet, por edhe çdo njeri do të trajtohet nga ana sociale. Kush ka pronë, janë disa që e kanë realisht pronën, do marrin paret; kush ka nevojë, ne kemi ruajtur një kontingjent të banesave sociale që është po aty afër, do marrë një banesë sociale dhe mund të rrijë tërë jetën; kush do të marrë një kredi të butë, do t’i japim një kredi të butë. Partia Socialiste do t’i lërë Shqipërisë infrastrukturën më moderne që ka parë ndonjëherë”, tha Veliaj.

Një tjetër projekt madhor i prezantuar nga Veliaj për katër vitet e ardhshme është edhe ai i zgjerimit të Lumit të Lanës.

“Ne do vazhdojmë me zgjerimin e Lanës. Ka dy akse Tirana, Bulevardi që po e mbarojmë dhe njësia 8 dhe 9 ka dalë komplet në dritë, por ka dhe një aks tjetër qëë është Lana.

 Si Unaza që do bëhet, edhe Lana do zgjatet nga Kashari deri në Shkozë. Ne do vazhdojmë deri larg në Lanabregas e poshtë deri në Kashar”, deklaroi Veliaj.

Veliaj vijon fushatë në Njësinë 1, prezanton projektin e veçantë për transformimin e “100 lagjeve” në Tiranë

Kandidati socialist i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi pasditen e sotme nga shkolla “1 Maji” kandidatët e PS për Këshillin Bashkiak, si dhe diskutoi me banorët projektet transformuese që do të zbatohen në kryeqytet në mandatin e dytë.

Ndër projektet e para që do të nisin në mandatin e dytë në Tiranë është ai i pagëzuar me emrin “Projekti i 100 lagjeve”, që synon të përmirësojë drejtpërdrejt jetën në komunitet.

“Si qeveria qendrore ka një projekt të 100 fshatrave, ashtu edhe ne do të adoptojmë një projekt të ngjashëm për 100 lagjet e Tiranës, ku duam një listë të gjatë të lagjeve të Njësisë 1 t’u hyjmë me themel, që ashtu siç kemi bërë akset kryesore, ashtu të punojmë edhe në të gjitha lagjet cep më cep, me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

Është shumë mirë që kemi bërë ndërhyrjet në vendet ikonë, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Amfiteatri te Liqeni, Parku i Liqenit, Bulevardi i Ri apo Kalaja e Tiranës, ama e dimë që njerëzit i frekuentojnë për 2 orë ose 6 orë, por projekti i 100 lagjeve do e transformojë Tiranën po aq, në mos më shumë seç u transformua me projektet madhore”, theksoi Veliaj.

Next Post
339 u përdor për biznes/ Braçe nxjerr emrin e prokurorit: Shiti përgjimet

339 u përdor për biznes/ Braçe nxjerr emrin e prokurorit: Shiti përgjimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

February 3, 2026
Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

February 3, 2026
Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

February 3, 2026
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

Gjyqi për librat e Kadaresë, akuzë penale nga Prokuroria ndaj Mirela Bardhit dhe botuesit Bujar Hudhri

February 3, 2026
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takim trepalësh

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In