• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS bojkotoi komisionin”, Gogu replikon me Alibeajn: Të mos krijojmë furtuna në gota foltoresh

by A R
20/10/2021 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratës së Enkelejd Alibeaj, kryetarit të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit në lidhje me mosmbajtjen mbledhjes së sotme për shkak të mungesës së anëtarëve të PS-së, vjen një reagim nga nënkryetarit Toni Gogu.

Ky i fundit, përfaqësues i maxhorancës, thekson se zoti Alibeaj ka vazhduar me shkeljen e rregullores. Sipas Gogut, në mirëbesim iu ishte propozuar kolegeve të opozitës që t’a vazhdonin mbledhjen ditën e enjte.

“Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirebesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozitës t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkërendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunikojmë, të debatojmë, e te vendosim sebashku në frymën dhe germën e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh.”, thuhet në reagimin e Gogut.

***

Alibeaj, akuza mazhorancës: Strategji për të penguar Komisionin Hetimor për zgjedhjet

Partia Demokratike akuzon Partinë Socialiste për bojkotim të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj, foli për mediat ku tha se mosparaqitja e mazhorancës në mbledhjen e sotme është strategji e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore.

“Duket fare qartë që mungesa e arsyeve, justifikimeve, nuk patën as kohë të na jepnin arsye sepse mungonin, duket që është një strategji e qartë, e pastër për të penguar veprimtarinë e hetimit të masakrës zgjedhore të 25 Prillit. E kuptoj fare mirë, por se realisht ata që janë nën akuzë jo vetëm prej nesh, është pikërisht kjo pjesë e mazhorancës. Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhëse, shkatërruese e zgjedhjeve të 25 Prillit, është afërmendsh e pritshme që ata të bëjnë gjithçka për të penguar, për të zvarritur veprimtarinë e Komisionit Hetimor.

Kjo sjellje, nuk e prisja që të ndodhte në mbledhjen, pothuajse të parë, duke ditur edhe përgjërimet për shtrirje dore, për dialog, për rikthimin e veprimtarisë në forcë të plotë të parlamentit. Çudia e madhe ndodh, bojkot i parlamentit, bojkot nga mazhoranca.

Kjo tregon qartë se cila është qasja e Edi Ramës dhe kësaj mazhorancë që ka vjedhur zgjedhjet, ka vjedhur mandatet dhe do të përpiqet të bëjë gjithçka që të pengojë që në sytë e shqiptarëve të dalë e vërteta ashtu siç është defacto. Unë me kolegët kemi vendosur të ndjekim të gjitha hapat procedurialë që kushtetuta dhe ligji për Komisionet Hetimore përcakton. Do të njoftojmë fillimisht kryetaren e Kuvendit, e cila është ajo që ka nënshkruar vendimin për të cilin mblidhemi, do të njoftoj edhe konferencën e kryetarëve dhe jam i vendosur deri në fund sipas përcaktimeve të ligjit për Komisionet Hetimore, që mungesat pa arsye 3 herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e  tyre. Kjo është ajo se çfarë Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe rregulloren. Mbi të gjitha për të bërë detyrën tonë karshi qytetarëve. Sot u demaskuan dhe këtë do e çojmë deri në fund. Po përfitoj edhe nga ky moment t’ju njoftoj që  mbledhja tjetër e caktuar do të jetë ditën e premte ora 10.Ëshë ditë pune ku të gjithë ne të kryejmë detyrimin ndaj Kushtetutës, ligjit, nevojës së qytetarëve për të hedhur dritë dhe për të bërë transparencë për atë që ka ndodhur më 25 Prill“, tha Alibeaj.

/a.r

Next Post
Po i mësonte një gruaje se si të vishej/ Videoja e publikuar “merr në qafë” kryeministrin e Qipros së Veriut

Po i mësonte një gruaje se si të vishej/ Videoja e publikuar “merr në qafë” kryeministrin e Qipros së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In