• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PS: Basha tallet me qytetarët, flet për suksese imagjinare

by
09/05/2015 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste Blernia Gjylameti ka akuzuar sërish ditën e sotme kreun aktual të bashkisë Lulzim Basha për premtimet e pambajtura. Sipas Gjylametit, kreu i demkratëve ka filluar ditët e fundit të reklamojë sukseset imagjinare që ka bërë në Tiranë.

Për deputeten e PS kjo është një tallje e madhe me qytetarët e kryeqytetit. Në këtë drejtim ajo ftoi edhe një herë qytetarët që të votojnë drejtimin e duhur për të ia rikthyer qytetarëve kryeqytetin e Shqipërisë.

Deklarata për shtyp e deputetes Blerina Gjylameti:

Lulzim Basha ka gjetur një rrugë unike për t’u përballur me dështimet e tij. Edhe pse s’ka mbajtur asnjë premtim, edhe pse mandati i tij ka qenë një dështim dramatik që e përjetojnë sot qytetarët e gjithë Tiranës, Luli ka paturpësinë të dalë nëpër ekrane e të prodhojë spote ku flitet për sukseset, çudirat e mrekullitë që paskan mbirë anembanë Tiranës gjatë mandatit të Lulit. Ka zgjedhur të tallet me qytetarët duke ngulur këmbë se projektet janë aty, por janë qytetarët që nuk i shohin. Sepse Luli duhet të jetë i vetmi kryetar bashkie në botë që ndërton rrugë imagjinare, tramvaje imagjinare, terrene sportive imagjinare, parqe imagjinare. Le të marrim një rast flagrant. Do të aplikohet Karta Studentore Bashkiake me të cilën ofrohet transport falas dhe tarifa të reduktuara për shërbimet, premtoi Luli në 2011. 4 vjet më pas karta e studentit i është bashkuar tramvajit dhe bulevardit të ri si objekt barsoletash e batutash në rrjete sociale. Por jo për Lulin. Premtimi është mbajtur, karta është bërë, por nuk mund të përdoret, thotë Luli. A ka tallje më të madhe me qytetarët? A mund të shitet si arritje një copë kartoni që nuk hyn në punë për asgjë? Komedia e kartës së studentit është në fakt ilustrimi më i qartë i mënyrës sesi i ka trajtuar Luli qytetarët e kryeqytetit. Prandaj jemi të sigurt që në 21 qershor votat e qytetarëve të Tiranës për kandidatin e Lulit do të jenë po aq reale sa karta e studentit me të cilën studentët mund të udhëtojnë sot në tramvajin e Lulit me çmime të reduktuara.

Mandatit të Lulzim Bashës i ka ardhur fundi e bashkë me të edhe dështimeve e keqmenaxhimit të kryeqytetit. Në 21 qershor qytetarët e Tiranës do të votojnë që kryeqyteti të kthehet në drejtimin e duhur.

 

Next Post

Sa naftë mund të nxirret në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In