• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PRRENJAS/ Paralajmërohet auditim i cilësisë së punimeve për investimet e kryera

by Java News
29/05/2018 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Llogaridhënia Publike e Qeverisë vijoi në qytetin e Prrenjasit, ku Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, zëvendësministrat e Drejtësisë, të Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtorët e përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe ai i OSHEE, sëbashku me deputetin e zonës Nuri Belba iu përgjigjën pyetjeve dhe kërkesave të banorëve. Gjatë llogaridhënies disa banorë të qytetit të Prrenjasit ngritën shqetësimin cilësia e investimeve.

“Megjithëse Qeveria Rama ka investuar në qytetin tonë në sheshe, rrugë, shkolla, qendër kulturore vetëm në 3 vitet e fundit, bie në sy se cilësia e punimeve në këto investime është shumë e dobët”, u shpreh nje qytetar.

Lidhur me këtë shqetësim të drejtë të banorëve, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh se ai do të vendosë në lëvizje inspektimin financiar për një auditim të plotë të të gjitha investimeve të bëra në Prrenjas dhe personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla iu përgjigj edhe pretendimit të Kryetares së Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira e zgjedhur nga radhët e LSI, për coptimin e ujësjellësit, pretendim i cili sjell pashmangshmërisht rrezikimin e një investimi prej 7.7 milionë euro të Qeverisë Gjermane.

“Përpjekja e Bashkisë së Prrenjasit për të copëtuar në pjesë ujësjellësin, e imja e jotja, është një “luftë” me mullinjtë e erës, përpjekje pa kuptim. Unë i bëj thirrje kryetares që të heqë dorë, sepse kjo nuk ndodh. Marrëveshja është firmosur nga vetë Bashkia Prrenjas, Bashkia Librazhd, Qeveria shqiptare dhe ajo Gjermane, e në fund ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Nuk mund t’i çojmë ne dëm 7.7 milion Euro të qeverisë Gjermane në sherrin e kryetares apo kujdo tjetër se kush do të bëjë tenderin e ujësjellësit.

Dhe sa për dijeni, nuk e bën as bashkia Librazhd as ajo e Prrenjasit, e bën Drejtoria e Përgjithshme e Kanalizimeve nën lupën e standardeve të Kfë. Shtoj këtu edhe 3 miliard lekë që ka miratuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ujin e pijshëm të Rrajcës, investim që duhet të fillojë së shpejti. Miqësisht i them mikes time Mirandës se kjo historia për të çarë ujësjellësin në gjysma nuk ka gjasë të ndodhë, pa realizuar investimin. Shqipëria duhet të shkojë drejt një trendi tjetër ku pas disa vitesh do të ketë vetëm një kompani ujësjellësi në Qarkun e Elbasanit apo më gjerë në nivel rajoni e që të kujdeset që uji shkon në cdo shtëpi, në cepin më të largët”, deklaroi Balla.

ma.me

Next Post
Kina zbulon një minierë gjigande ari, me vlerë miliarda dollarë

Plagosen dy minatorë në Bulqizë, transportohen me helikopter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

Vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Mohammad Naini

March 20, 2026
Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, hetimet nuk gjetën lidhje mes tij dhe magazinave të kanabisit

March 20, 2026
Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

Mediu i jep ‘leksione’ NATO-s në Uashington: Duhet të forcoheni më shumë! Shtoni edhe investimet për mbrojtjen

March 20, 2026
Një tjetër shqiptar sulmohet me thikë në burgjet greke. Sapo ishte transferuar nga…

DETAJE / Vdes në paraburgim 41-vjeçari në Tiranë

March 20, 2026
Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

Ekonomia amerikane në pikëpyetje, ç’po ndodh mes Trump dhe Powell?

March 20, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu përcakton tre objektiva: Lufta do të përfundojë shumë më shpejt sesa mendojnë njerëzit!

March 20, 2026
Konfindustria reagon për çmimin e naftës: Kuvendi të ndërpresë pushimet, të zhbëhet Bordi

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparencës, akciza ulet me 20%

March 20, 2026
“Detyrim paraqitje” për 7 të miturit e arrestuar gjatë protestës, Noka para gjykatës: Psikologu ishte polic, iu ushtrua presion për t’i akuzuar si grup kriminal

“A do rikandidoni për Sekretar të Përgjithshëm?, Noka: Unë jam punëtor partie, kam një mision

March 20, 2026
SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

SHBA-të godasin hakerat iranianë, mes tyre “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

March 20, 2026
Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

Tentohet grabitja e argjendarisë në Pogradec, pronari: Kjo është hera e tretë!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In