• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PRRENJAS/ Jetonin në mjerim, Balla i jep çelësat e shtëpisë së re familjes Hunçi në Skroskë

by Java News
06/10/2018 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja Hunçi në Skroskë të Prrenjasit jetonte në kushte ekstreme varfërie. Shtëpia e shkatërruar mund të shembej nga një moment në tjetrin dhe të rrezikonte dhe jetën e dy bashkëshortëve. Me angazhimin e Kryetarit të të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, banorëve të fshatit dhe të bizneseve që u solidarizuan, kjo familje gëzon një shtëpi të re dhe dinjitoze.

Balla dhe deputeti Nuri Belba ishin pranë familjes Hunçi në Prill të këtij viti dhe pasi panë gjendjen alarmante u angazhuan së bashku me kryetarin e fshatit, banorë e biznese për t’i ndërtuar kësaj familje një shtëpi të re. Tashmë, pas pothuajse 7 muajsh, familja Hunçi në Skroskë të Prrenjasit jeton në kushte normale.

Në fjalën e tij, Balla falenderoi deputetin Belba për angazhimin dhe të gjithë firmat private që kontribuan për ndërtimin e shtëpisë.

“Vëmendja jonë është për njerëzit dhe nuk ka gjë më të rëndësishme për një familje shqiptare sesa një shtëpi. Kushtet e shtëpisë së vjetër me të renë nuk kanë të krahasuar. Fshatin Skroskë unë e marr gjithmonë si shembull për organizimin shumë të mirë, faleminderit të gjithë banorëve të Skroskës. Do të kishte qenë mirë që edhe Bashkia të kishte dhënë kontributin e vet, por kjo nuk është diçka që na takon ta diskutojmë sot”, thas Taulant Balla.

Edhe për deputetin Nuri Belba kontributi që i kanë dhënë banorët e Skroskës njëri tjetrin është për t’u vlerësuar. Premtimi që ju dha familjes Hunçi u bë realitet dhe kjo falë kontributit të të gjithë banorëve të zonës.

Next Post
“Mea culpa” e Ramës me drejtorët e shkollave: Emërimet, ende politike

Rama viziton një rrobaqepsi në Durrës: Kemi njohur një rritje domethënëse të pagave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In