Arrestohet një shtetas për grabitjen e një banese në Prrenjas.
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë ndalimin e shtetasit:
- Klodjan Leka, 35 vjeç banues në Prrenjas.
Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi më datë 28.11.2015 dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit G.B, 34 vjeç, banues në Prrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.