Një amerikan, që ishte futur me dhunë në një xhami dhe kishte lënë një proshutë derri para derës është dënuar me 15 vite burgim.

Michael Wolfe u shpall fajtor për një ngjarje të ndodhur në janar të 2016-s, kur kamerat e sigurisë e filmuan duke thyer xhamat dhe dritaret e xhamisë me një kamë në dorë shkruan Daily Mail.

Para se të largohej, Wolfe la në derën kryesore të xhamisë proshut derri. 37-vjeçari u akuzua edhe për akuzën e tentativës së vrasjes, që u hodh poshtë nga gjykata, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë ai shfaqej vetëm duke vandalizuar xhaminë dhe nuk sulmoi asnjë besimtar.

BW










