• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provokimi i rëndë i ambasadës ruse, dërgon Partizanin në Serbi për vizat e dy kosovarëve

by A R
13/08/2016 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pajisja me viza e dy lojtarëve kosovarë të Partizanit, Ibrahimi dhe Ramadani, ka marrë një trajektore të pritur gjatë ditës së djeshme. Nëse të enjten u fol për një përmirësim klime dhe një bashkëpunim frytdhënës mes klubit dhe ambasadës ruse në Tiranë, dje të kuqtë e kryeqytetit kanë marrë një goditje të rëndë nga Ambasada e Rusisë.

ramadani ibrahimi

Punonjësit e ambasadës i kanë pranuar të enjten edhe dokumentat e dy lojtarëve kosovarë, por dje Partizani ka marrë një përgjigje “fyese” nga kjo përfaqësi. Burime pranë klubit kanë bërë me dije për gazetën se përfaqësia ruse ka lajmëruar kryeqytetasit se është e pamundur që Ramadani dhe Ibrahimi të pajisen me vizë në Tiranë.

Sipas tyre, mundësia e vetme që këta lojtarë të pajisen me vizë hyrëse në Rusi është që dy lojtarët kosovarë të shkojnë në Beograd dhe të aplikojnë për vizë tek ambasada ruse në Serbi. Dihet që Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe qytetarët me pasaportë kosovare e kanë të pamundur të hyjnë në territorin rus.

berisha ibrahimi

Por ajo që e rëndon më shumë situatën është konteksti i përgjigjes së dhënë nga autoritete ruse në Tiranë, të cilët i quajnë kosovarët si pjesë e shtetit serb. Pra, duket qartë provokimi i tyre, pasi e çojnë Partizanin në Serbi që të marrë vizat e dy futbollistëve nga Kosova, Ylber Ramadani dhe Labinot Ibrahimi. Të dy lojtarët kanë qenë titullarë në ndeshjet që Partizani ka zhvilluar këtë verë në Kupat e Europës. Mungesa e tyre konsiderohet e rëndë- sishme për trajnerin Adolfo Sormani.

Zgjidhja

Pas marrjes së kësaj përgjigjeje të ambasadës ruse për lojtarët kosovarë, zyrtarët e klubit kryeqytetas kanë vënë në dijeni UEFA-n, që është organizatorja e aktivitetit, e cila ditë më parë i bëri apel Federatës Ruse të Futbollit që t’i japë zgjidhje problemit. Përpos përgjigjes që do të marrë nga UEFA, në këtë rast Partizani ka nevojë edhe për ndihmën e qeverisë shqiptare, e cila me mekanizmat e saj mund të bëjë të mundur udhëtimin e dy kosovarëve me ekipin në transfertën e Krasnodorit.

ramadani partizani

Qeveria jonë mund të ndërmjetësojë me qeverinë ruse për pajisjen me viza të dy lojtarëve ose me një procedurë urgjente Ibrahimi dhe Ramadani mund të pajisen me pasaporta shqiptare. Fati i keq i Partizanit është se kjo është periudhë pushimi për institucionet tona./Panorama/a.m.

Next Post

VIDEO/ Mësimi për dashnoren e burrit, e rreh me shkelma dhe e zhvesh në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In