• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Provokimi’ i palumtur i Edi Ramës

by Ilir Yzeiri
10/10/2021 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Para rreth dy javësh, Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit të Shqipërisë, doli para medieve dhe shpalli se jemi përballë një krize të madhe në horizont. Energjia që ne konsumojmë do të shtrenjtohet dhe do të sjellë një reaksion zinxhir e do të prekë gjithë ekonominë tonë. Nuk kaluan as dy javë dhe tani të gjithë po e shohim se, vërtet, bota po përballet me një gjendje të vështirë, me rritje çmimesh, me mungesë të ofertave në hidrokarbure dhe në gaz e për pasojë me rritje çmimesh në të gjitha anët.

Nëse dikush është i interesuar të kuptojë më shumë për këtë krizë, sot, në epokën e informacionit global, e ka shumë të lehtë që të lexojë arsyet e kësaj krize të re, qoftë duke konsultuar mediet dinjitoze dhe ato që janë në pararojë të ideve, qoftë edhe duke ndjekur informacionet pafund që vijnë nga të katër anët e globit.

Pra, paralajmërimi i Edi Ramës, me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë për krizën që po dukej në horizont nuk ishte i gënjeshtërt, por një alarm i vërtetë. Mënyra se si e shpalli këtë alarm dhe koha kur e paraqiti, u duk edhe si një provokim për të parë se si do të reagonte mjedisi politik në vend, por për të parë edhe si çfarë problematikash do të dilnin në mënyrë që, në një kohë të shkurtër, ai të kishte mundësi që të formulonte një tekst tjetër tani jo ‘provokativ’, por ‘qetësues’.

Pikërisht në këtë ndërkohë, opozita, e cila tani duhet llogaritur me dy pjesë, pra opozita e Lulëzim Bashës që përfaqësohet më së shumti në Parlament, e mbërthyer në cep të ringut nga grushtet që i jep opozita e ‘foltoreve’ të Berishës, u shkund, mori veten dhe iu duk sikur argumenti i erdhi nga qielli dhe, në vend që ta shfrytëzonte këtë « provokim » të kryeministrit shqiptar për të ndërtuar një narrativë të re, më të qetë, të nxiste një seancë parlamentare me debat, të përgatitej mirë dhe ta kthente parlamentin e Shqipërisë në një tribunë ku të tregoheshin të gjitha politikat e mbara e të mbrapshta që janë zbatuar në këtë vend dhe që në pjesën më të madhe e kanë masakruar sistemin energjetik shqiptar, u rrëmbye dhe u shfaq ashtu siç e kemi parë në gjithë këta vjet : pa personalitet dhe të përciptë.

Lulëzim Basha kishte rastin e artë që, pas heshtjes së gjatë dhe mospërfshirjes në debat me Berishën, të shfaqej ndryshe. I përmbajtur, i përgatitur, me një diskutim jo të llojit të prokurorit të gatshëm, por të liderit të munguar. Kjo nuk ndodhi. Ai vetë u shfaq ashtu siç edhe është për fat të keq : i lehtë në mendje dhe qesharak në kërcënime. Ndërsa plani me 7 pika dhe ngulmimi për të rritur rrogat janë jo vetëm arsyetime të pambështetura në realitet, por i japin dorë kryeministrit për ta zgjeruar retorikën e tij edhe me metofora nga kohë të palumtura për shqiptarët. Si të mos mjaftonte kjo, opozita e ‘foltoreve’ bënte thirrje për protesta e për luftë me armët e komedisë së Berishës që reciton qytet më qytet.

Ndërkaq, fill pas këtij ‘provokimi’ Edi Rama, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, shpalli planin e tij për të përballuar krizën energjetike duke marrë përsipër që, ashtu si në dy krizat e mëparshme, qeveria do të bëhet garant që edhe pesha e kësaj krize të mos bjerë mbi shtresat e pambrojtura.

Pra, si përfundim, edhe këtë radhë ftesa për ‘provokim’ nga Rama nuk u kuptua, nuk u dëgjua dhe nuk u trajtua me argumentet dhe mundësitë e arta që ka një opozitë për të bërë skanerin e sjelljes së të gjitha qeverive me sistemin energjetik, nuk u shfrytëzua prej saj që ajo t’i paraqitej publikut me një epërsi të re dhe me një model të ri komunikimi. Ajo do të kishte pasur një tjetër pamje sikur në debatet e saj të ishte frymëzuar nga kolegu dhe miku im Adriatik Lapaj, i cili, në një debat televiziv me Kryeministrin e Shqipërisë, tregoi më shumë grintë, aftësi dhe profesionalizëm se të gjitha ligjërimet e opozitës në Parlament.

Next Post
Lindja e një futbollisti të madh/ Shifra, fakte dhe rekord, Shqipëria e varur nga Armando Broja

Lindja e një futbollisti të madh/ Shifra, fakte dhe rekord, Shqipëria e varur nga Armando Broja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In