• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provimet e maturës, publikohen datat për mbetësit

by Java News
17/03/2017 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maturantët që ngelin në një ose disa provime të maturës kanë mundësi të testohen në fundin e muajit gusht, deri në javën e parë të shtatorit. Me një udhëzim të posaçëm, Ministria e Arsimit ka caktuar që tani rregullat dhe datat e provimeve të vjeshtës. Ato nisin me Gjuhën Shqipe më 26 gusht, tri ditë më pas është provimi i Matematikës, ndërsa më datë 1 dhe 6 shtator do të jepen provimet e Gjuhës së Huaj dhe lëndët me zgjedhje. Si kohëzgjatja dhe hartimi i testit do të jenë të njëjta me ato të sesionit të parë.

Sipas udhëzimit të firmosur nga ministrja Lindita Nikolla, provimet e lëndëve me detyrim zgjasin 2 orë e 30 minuta, ndërsa ato me zgjedhje 3 orë. Secili test përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 me alternativa që vlerësohen përkatësisht me nga një pikë dhe 12 të tjerat me zgjidhje, dhe që përmbajnë 37 pikë nga testi me 50 pikë në total.

Provimet me zgjedhje kanë tjetër strukturë: 20 pyetje, nga të cilat 10 me detyrim dhe 10 me alternativa, për të grumbulluar 30 pikë gjithsej. Në sesionin e dytë të provimeve të maturës nuk marrin pjesë vetëm mbetësit.

Përveç kësaj kategorie, kanë të drejtë të testohen edhe ata që nuk kalojnë dot vitin shkollor, maturantët e vjetër, të cilët nuk kanë dhënë provimet e maturës, si dhe ata që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit.

Për të vijuar garën në universitete, ata duhet të aplikojnë më parë me formularin A1Z, të cilin kanë tri ditë kohë për ta plotësuar, nga data 21-23 gusht. Procesi ndiqet në shkollën ku ata kanë përfunduar arsimin e mesëm. Udhëzimi parashikon që këto të fundit të njoftojnë kandidatët për datat, mjedisin dhe orën e provimeve të sesionit të dytë. PANORAMA

ma.me

 

Next Post
Dita e fundit e dorëzimit të formularëve të Vettingut nga gjyqtarët, Rama: 50 % të korruptuar, largohen

Raporti i DASH, Rama: Provon sa shumë është bërë dhe duhet bërë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Sherr në Yzberisht, pesë persona dhunojnë dy vëllezër

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In