• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Provën për vrasjet e 21 janarit e kam ende unë, çështja lihet qëllimisht në Prokurorinë e Tiranës”

by A R
30/11/2023 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, publikoi mëse një vit më parë një audio të drejtuesve të gardës së Repubikës në 21 janar 2011, koha kur ndodhi vrasja e 4 shtetasve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u plagosën 13 të tjerë. Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se edhe sot e kësaj dite atë audio ku jepen urdhrat për të qëlluar mbi turmën e ka ende ai dhe askush nuk e ka kërkuar. Siaps tij, kjo çështje është lënë qëllimisht në Prokurorinë e Tiranës për të mos u hetuar, ndërsa vetëm SPAk mund të vendosë drejtësinë, duke thirrur për të dëshmuar ish-drejtuesit më të lartë të shtetit 12 vite më parë, kur ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

“Çështja e 21 janarit nuk ka nevojë të rihapet, sepse është e hapur dhe nuk ëhtë mbyllur kurrë. Është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës. Ajo ka çuar për ekspertim predhën që u gjet në kokën e të ndjerit Aleks Nika. Ajo është lënë qëllimisht në këtë prokurori, ndërkohë kur në të janë përfshirë drejtuesit më të lartë të shtetit, kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtori i Gardës, shefi i gardës që kanë qëlluar dhe kanë marrë jetë njerëzish.

Çështja është e rihapur, kemi dy të vrarë, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën dhe 13 të plagosur, me të cilëve edhe kolegun Fatos Mahmutaj dhe ajo nuk mund të mbyllet.

Një vit më parë nxorra një audio që mund të shërbejë si indicie. Deri tani na ishte thënë se vrasjet nuk ishin bërë me urdhra. Ne gjetëm materialin që tregon se vrasjet janë bërë me urdhër dhe urdhri është dhënë nga zinxhiri komandues. Kur ndodhi 21 janari, kryeministria fshiu serverin, pra që të fshinte urdhrin, komunikimin e drejtuesve të Gardës. Ne gjetëm se si ka funksionuar Garda, si janë instruktuar, kush e ka dhënë urdhrin. Në regjistrim del komandanti i Gardës që jep urdhrin dhe hapet zjarri.

Çështjen në Strasburg nuk e çoi kryeministri që del e mburret, por familja e Aleks Nikës. Qeveria ka që në vitin 2013 që betohet dhe stërbetohet.

Provën që nxorrëm atëherë prokuroria ende nuk e ka në dispozicion, e kam unë ende, sepse pas saj një padi u bë nga PS-ja në SPAK, një nga qeveria në SPAK, ndërkohë që çështja është e hapur në prokurorinë e Tiranës. Familjarët e Aleks Nikës kërkojnë që çështjen ta hetojë SPAK-u, vetëm ai mund ta thërrasë Sali Berishën për të dhënë deklarime, vetëm ai mund ta thërrasë Lulzim Bashën si ish-ministër i Brendshëm, Bamir Topin si ish-president, Ina Ramën si ish-prokurore e Përgjithshme. Por ata ia lënë prokurorisë së Tiranës. Nëse duam drejtësi për 21 janarin atë çështje duhet ta marrë SPAK-u dhe këtë mund të bëjë vetëm Altin Dumani që e ka mbrojtur në Apel”-tha Hoxha.

/a.r
Next Post
Lesi flet për ‘surpriza’ nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga…

Lesi flet për 'surpriza' nga SPAK: Brenda vitit merr brenda një tjetër të rëndësishëm nga...

Comments 1

  1. Sillo Gradeci says:
    2 years ago

    O Belul, a do një dekoratë ?
    Edhe ti je një COPË shkërdhate origjinal nga Skrap – ari, nga ana e shokut Sulo, nga presidenleshi Buri Monikës…
    Lanet o qafir

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In