• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Provat në prokurori, biznesmeni Sota: Ja personi që priste 863 mijë eurot

by A R
06/11/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Lefter Sota, babai i Orest Sotës, ka bërë gati dosjen me dëshmi dhe prova konkrete, që provojnë se biznesi i tij i nisur qysh në vitin 1992, ka krijuar kapitale përtej disa milionë eurove dhe se pagesa e cila iu sekuestrua të birit, ishte dedikuar për kompaninë që priste paratë  në Elbasan.

Sota ka biznesin e importit të hekurit dhe ka qenë po ashtu dhe aksioner banke dhe botues shtypi.

Nga shitjet e aksioneve të tij në Bankën Popullore, ai ka marrë mbi 1 milionë euro fitim të provuar në  llogarinë bankare.

Ai po ashtu ka futur në dosjen e dëshmive të tij, gjithë transaksionet financiare që provojnë origjinën e parave të tij.

Por, pjesa më e rëndësishme është se Sota provon dhe ku do t’i dërgonte paratë që iu sekuestruan të birit dhe kush i priste ato.

Burime për gazetën TemA panë dëshmitë e Sotës në telefon, dhe sms-të me të cilat ai ka komunikuar më drejtues të një kompanie në Elbasan.

Ai ka kërkuar prej tyre një person kontakti për të pritur paratë që i biri i tij do dërgonte cash në Elbasan.

Dërgesa do të bëhej për depozitë garancie, për blerjen e mallit në vijim.

Në dosjen që Sota do të dorëzojë në Prokurori, janë sms-të që provojnë negociatat me pritësin e parave, si dhe personin e kontaktit që djali do t’i çonte paratë.

Gjatë rrugës, Orest Sota i ka telefonuar dy herë personit që priste parat dhe ka marrë konfirmimin që po e pret.

Sms e parafundit në telefonin e Sotës është ajo që i biri po i thotë se ka komunikuar me pritësin e parave, ndërsa e fundit është se e ka kapur policia.

Orest Sota ka qenë në makinë me shoferin e tij personal, por ka preferuar të jetë vetë në timon.

Të gjitha këto prova, Sota do t’ia dorëzojë nesër Prokurorisë, si dëshmi se shuma e 850 mijë eurove është e biznesit të tij dhe se i ka të gjitha provat bindëse për këtë./Tema

Next Post
Zbardhet udhëzimi i plotë i qeverisë, nis amnistia për pronat

Kryeministri Rama emëron tre zv.ministra të rinj te Arsimi, Kultura dhe Turizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In