• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prova të reja për Metën në SPAK” / Valteri: Ai është nën hetim për lobimet në SHBA, besoj tek Drejtësia

by A R
24/09/2022 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Halit Valteri ka depozituar në SPAK të tjera dokumenta që sipas tij provojnë implikimet e Ilir Metës me lobime jo të ligjshme në SHBA.

Në një lidhje live në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Erion Zeqiraj, Valteri tha se prova më e re që depozitoi në SPAK ishte një kontratë e firmosur nga vetë Ilir Meta për lobimet në Amerikë.

“Janë vazhdimi i provave të dërguara nga kallëzimi i parë. Kjo është pjesa e tretë. Është kontrata e firmosur nga Meta e cila është një provë që u bashkohet kallëzimeve të mëparshme ku SPAK ka marrë nën hetim ish presidentin Ilir Meta”, tha Valteri.

Ish-deputeti thekson më tej se SPAK ka nisur procedimin penal për Metën dhe pritet që ky i fundit të jap deponimin e tij gjatë ditëve në vijim.

“Për sa kohë dihet dhe konfirmohet nga SPAK që ka nisur procedimi penal, Meta është person nën hetim për lobimet dhe pritet të shihet ditët në vijim kur të jap deponimin e tij”.

Ai tha se ka besim tek autoritetet në vendin tonë, pasi sipas tij provat e depozituara janë marrë nga institucione zyrtare në SHBA.

“Unë besoj te institucionet e shtetit tim, në këtë shtet ku besoj dhe të rris fëmijët e mi. Të gjithë dokumentat janë marrë nga FARA, që nxjerr të gjitha kompanitë lobuese se ku i ka marrë paratë. 1.2 milionë dollarë nuk ja kanë ngarkuar kot Metës dhe partisë së tij në SHBA. Askush nuk fut para për të bërë shërbime falas”, tha Valteri.

Ai komentoi edhe takimin e Metës me ambasadoren Yuri Kim, ku e cilëson si një vizitë zyrtare nga ana e diplomates, për aq kohë sa ish-presidenti ka një forcë politike dhe deputet në Kuvend.

“Ilir Meta është faktor politik, ka një grup parlamentar dhe një parti politike. Është person që takohet nga ambasadorë. Ilir Meta takohet si një person që ka parti politike. Çdo parti që ka një votë në Kuvend takohet nga ambasadorët. Nuk shikoj logjik ambasadorja të takoj Metën për akuzat që janë në SPAK. Nëse ke vjedhur dhe ke përdorur kompani lobuese offshore nuk ka çfarë të bën asnjë njeri”, përfundoi Valteri.

/a.r

Next Post
Rruga e hapur e PD për t’u rikthyer në pushtet

Pjesët në PD: Secila problemet e veta në marrëdhëniet me SHBA dhe Perëndimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In