• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protokolli me Italinë për migracionin, Peleshi: Kuadër i plotë ligjor, pa kosto financiare

by Java News
06/12/2023 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se, protokolli me Italinë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit ka një kuadër të plotë, mbi baza ligjore dhe pa kosto financiare për Shqipërinë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku u shqyrtua projektligji “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit””, Peleshi u shpreh se, “në datën 6 nëntor Këshilli i ministrave ka miratuar Protokollin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Ky projekt ka ardhur si propozim i palës italiane dhe më pas dy ministrat, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Brendshëm kanë iniciuar projekt/vendimin e miratimit të këtij protokolli në Këshillin e Ministrave”.

Natyrisht, shtoi Peleshi, “këtu bëhet fjalë për flukse emigrantësh të parregullt dhe duke qenë se ministria e Mbrojtjes ka në misionin e vetë, në fushën e përgjegjësisë, ruajtjen e integritetit, sovranitetit, natyrisht që kjo legjitimon edhe bashkë inicimin tonë së bashku me të gjithë implikimet e tjera, potenciale, hipotetike që ky projekt mund të sjellë për ministrinë e brendshme. Ndaj ne të dy ministrat kemi iniciuar këtë pr/vendim, i cili u miratua një muaj më parë në Këshillin e Ministrave”.

“Ky pr/ligj propozon ratifikimin e Protokollit në përputhje me nenin 121 të Kushtetutës dhe nenin 17 të ligjit të sipërpërmendur. Në kuptimin e nenit 121 të Kushtetutës, ratifikimi  është i nevojshëm për arsye se protokolli implikon çështje që lidhen me vendosjen në përdorim për një kohë të kufizuar, të palës italiane, të një sipërfaqeje pasurie shtetërore shqiptare. Pra, kjo është arsyeja, baza ligjore, pse ne po vijmë para parlamentit me kërkesën për ratifikimin në parlament të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, pra të Protokollit ndërmjet dy qeverive tona”, u shpreh Peleshi.

Peleshi u shpreh se “ky pr/ligj ka një kuadër të plotë, mbi baza ligjore dhe pa kosto financiare për Shqipërinë, por me shumë përfitime morale në kuptimin e raportit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe Shqipërisë dhe BE. Sepse fenomeni i emigracionit të parregullt nuk është një shqetësim vetëm për vendet tona të Evropës jugore, por është shqetësim për të gjithë BE-në, sepse siç e dimë edhe destinacioni i këtyre flukseve është drejt në thellësi të Evropës në vendet kryesore të BE.

“Me këtë gjest politik, Shqipëria nuk është më pjesë e problemit, por është pjesë e zgjidhjes, sa i përket këtij fenomeni. Dhe kjo na bën të vendosur ta çojmë përpara dhe të kërkojmë me shumë siguri dhe me shumë bindje miratimin, mbështetjen tuaj të Komisionit dhe më pas të gjithë deputetëve të Kuvendit të këtij Protokolli”, tha ai./m.j

Next Post
Riti shqiptar i shtegtimit të bagëtive mbrohet në UNESCO

Riti shqiptar i shtegtimit të bagëtive mbrohet në UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In