Protestuesit kanë sulmuar me vezë urbanin te Komisariati 4.
Sulmet erdhën pas urbani me pasagjerë po përshkonte itinerarin e tij të përditshëm.
Ndërkohë më herët përplasje fizike ka ndodhur edhe mes protestuesve dhe policisë. Si pasojë e incidenteve, policia ka shoqëruar 18 persona, ndërsa janë lënduar nëntë efektivë policie dhe katër protestues.
Të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin e Traumës dhe në QSUT, ku sipas autoriteteve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dënoi dhunën ndaj efektivëve, duke e cilësuar atë si sulm ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.
Ai deklaroi se personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, ndërsa shprehu mbështetje për punonjësit e Policisë së Shtetit për menaxhimin e situatës.
Protesta nisi pak para zhvillimit të seancës plenare, ndërsa protestuesit hodhën vezë dhe miell në drejtim të automjeteve të deputetëve, si edhe ndaj efektivëve të policisë. Gjatë disa momenteve, ata tentuan të çanin kordonin e sigurisë të ngritur përpara godinës së Parlamentit, duke sjellë përshkallëzimin e tensioneve.











