Radio Evropa e Lirë raporton për tubimin e një numri më të madh protestuesish, në krahasim me një ditë më parë në Zveçan.
Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.
Po ashtu mes protestuesve është shpalosur një flamur gjigand i Serbisë.
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.
Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela me gjemba përreth objektit të komunës.
/a.r