• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protestuesit ‘rrethojnë’ Salvinin: Italia i ka lyer duart me gjakun e refugjatëve

by A R
21/07/2018 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia ka hedhur poshtë kritikat se po ndjek politika të ashpra ndaj imigracionit, pas protestave para Ministrisë së Brendshme italiane me thirrjet se autoritetet italiane janë përgjegjëse për vdekjen e refugjatëve në det. Roma nuk lejon organizata joqeveritare, apo anije të shoqatave humanitare të zbarkojnë refugjatë në portet e saj.

Siç njofton korrespondenti Henry Ridgewell, shifrat e sapo-publikuara tregojnë se politikat e reja italiane kanë rezultuar në uljen e numrit të refugjatëve të mbërritur në Itali, ndërkohë që Spanja është bërë destinacioni numër një për imigrantët që futen në territorin e Bashkimit Evropian.

Protestuesit u mblodhën para Ministrisë së Brendshme në Romë, duke përdorur bojë të kuqe për të ilustruar akuzat e tyre se qeveria italiane i kishte duart e lyera me gjakun e refugjatëve të vdekur.

Protestat lidhen me gjetjen në det të hapur të një anijeje të shkatërruar refugjatësh, nga një shoqatë humanitare spanjolle në ujërat e Libisë. Në anijen e shkatërruar ishin trupat pa jetë të një gruaje dhe një fëmijë; një grua tjetër u shpëtua gjallë. Shoqatat akuzojnë rojen bregdetare libiane se i kishte braktisur refugjatët:

“Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e pengimit të punës së shoqatave humanitare për të shpëtuar jetë në Mesdhe. Ky është rezultati,” thotë Oscar Caps, drejtor i shoqatës “Proactiva Open Arms”.

Qeveria italiane, një koalicion mes partisë së ekstremitë të djathtë Liga e Veriut dhe lëvizjes populiste Pesë Yjet, ka bllokuar qasjen e anijeve humanitare në portet italiane.

Në fillim të javës Italia u imponoi pesë vendeve të tjera evropiane të strehonin 450 imigrantë të shpëtuar në det, pasi Roma nuk pranoi fillimisht t’i lejonte të zbarkonin në porte italiane. Ministri i brendshëm italian shkruante në Twitter: Qeverisja koherente dhe pa-kompromis jep rezultat”.

“Unë synoj t’i shpëtoj të gjithë. T’i shëroj të gjithë. T’i ushqej të gjithë. Por nuk dua të lejoj që të gjithë të vijnë në Itali,” tha Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini.

Shifrat e publikuara nga agjencia e BE-së për Kufijtë, Frontex, tregojnë se tre mijë refugjatë përdorën korridorin detar drejt Italisë dhe Maltës muajin e kaluar, ose 87% më pak se në qershor 2017.

“Shifrat kishin rënë shumë edhe nën qeverinë e mëparshme si rezultat i disa marrëveshjeve mes Italisë dhe Libisë. Në fakt numri i refugjatëve që mbërrinin në Itali kishte rënë shumë. Tani politika që ndalon zbarkimin e refugjatëve nga anije të organizatave humanitare po e thellon këtë rënie. Për më tepër, ka rezultuar në një fitore të fortë politike për Ligën e Veriut, sidomos nga fakti që disa vende të tjera evropiane po detyrohen të pranojnë refugjatët që mbërrijnë në Itali,” thotë Luigi Scazzieri i Qendrës për Reforma Evropiane.

Kombet e Bashkuara thonë se një në shtatë refugjatë që është përpjekur të kalojë Mesdheun është mbytur që kur Italia mbylli portet për anijet humanitare. Ky qëndrim i prerë ka ulur numrin e refugjatëve, por me një kosto të lartë fatale. BE-ja po përpiqet të gjejë një zgjidhje, thotë zoti Scazzieri.

“Idetë që po diskutohen aktualisht janë aplikimet për azil jashtë territorit të BE-së, forcimi i rolit të Frontex-it, si dhe ndarja e barrës mes anëtarëve të BE. Ndërkohë që vazhdojnë diskutimet, vazhdon edhe paqartësia mbi ndikimin e politikave italiane”.

Spanja tani ia ka kaluar Italisë si vendi që pranoi numrin më të madh të refigjatëve në qershor me 6400 vetë. Por nuk ka gjasa që Spanja të bëhet një destinacion kryesor.

“Që Spanja të bëhet destinacion kryesor, refugjatët duhet të nisen nga Maroku, por ky nuk është një shtet thuajse i dështuar si Libia,” thotë zoti Scazzieri.

Në total numri i imigrantëve të paligjshëm që u futën në BE në gjysmën e parë të 2018-tës arriti në mbi 60 mijë vetë, duke shënuar një rënie prej afro 50% krahasuar me numrin e regjistruar një vit më parë. /VOA/b.d

Next Post
Ditë e zezë për Drejtësinë!

Nuk po bie shteti, por po pastrohet kalbëzimi më i madh i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In