Ndërkohë që mbështetësit e PD kanë bllokuar rrugët e vendit, problemet e para dhe serioze raportohen nga Tirana.
Një autoambulance e bllokuar në trafikun e rreth-rrotullimit të Doganës nuk është lejuar të kaloje nga protestuesit.
Pavarësisht thirrjeve të policisë, ata kanë vijuar të qëndrojnë ulur në rrugë. Amblanca mësohet të jetë nga Fieri dhe sillte një të sëmurë rëndë në spitaline Traumës.
Në pamjet e rapotuara nga News24, auto-ambulanca nuk është lejuar të kalojë ndërsa protesta pritet të zgjasë përtej orës 12:00./javanews/b.d










