Në Rrugën e Kombit vijon protesta kundër tarfiës për kalimin në këtë aks.
Pasi kanë shkatërruar totalisht dhe i kanë vënë zjarrin sporteleve të pagesës, protestuesit vijojnë të qëndrojnë aty.
Edhe pse lejen e kanë marrë vetëm për 2 orë, protestuesit deklarojnë se do të qëndrojnë 24 orë në tubim deri në momentin që të vijë një përfaqësues nga qeveria për të diskutuar heqjen e taksës për Rrugën e Kombit.
Por, në reagimin paraprak të kryeministrit la të kuptohej se nuk ka kthim pas dhe se dhunuesit do ndëshkohen me forcën e ligjit./a.m.