• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Protestuesit godasin bunkerin me mjete të forta metalike

by A R
08/12/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Protesta e opozitës është përshkallëzuar pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku militantët e PD kanë i kanë vënë flakën bunkierit që ndodhet aty pranë. Madje raportohet se flakë ka marrë dhe skela që ndodhet pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban. Sakaq, policia është gjendur e papërgatitur pasi protestuesit kanë ardhur nga tre drejtime. Deri më tani forcat speciale të policisë nuk kanë larguar protestuesit, të cilët janë mbledhur pranë bunkierit që po mer flakë.

(Kush e bëri thirrjen për të shkatërruar bunkierin)

Thirrjen për të shkatërruar bunkierin e bëri Besim Ndregjoni, kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare të të Përndjekurve Politikë. Menjëherë pas mbarimit të fjalimit të Lulzim Bashës Ndregjoni bëri thirrje që protestuesit të shkojnë për të shkatërruar simbolin e së “keqes”.

2:33 Një sërë protestuesish i janë drejtuar memorialit të Azem Hajdarit, për të nderuar figurën dhe rëndësinë e tij në Lëvizjen e Dhjetorit

2:28 Protestuesit kanë nisur të fusin dërrasa brenda bunkierit për të mos lënë që zjarri të shuhet. Sakaq, protestusit vijonë të godasin bunkierin në tentativë për ta shembur atë.

2:14 Si duket pamja e Kryeministrisë pas Protestës së opozitës

kryeministria pas protestes

2:02 Njëri prej protestuesve mundohet që të prishë bunkierin duke e goditur me një mjet të fortë hekuri. Pas këtij akti një së protestuesish fillojnë të godasin bunkierin me mjete metalike.

Capture

 

1:50 protestuesit qëllojnë me gurë drejt Ministrisë së Mbrojtjes

1:45 Basha e Berisha mbërrijnë në vendngjarje/ Basha “përshëndet” protestuesit me dy gishta

basha berisha tek bunkieri

Protestuesit tentojnë t’i vënë flakën bunkierit pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

12

 

bunkieri 3

1:30 Xhamat e Ministrisë së Transportit janë goditur dhe thyer.

1:25 Vijnë forcat speciale të policisë.

1: 20 Pas përfundimit të protestës në bulevardin dëshmorët e kombit, dhe mbarimit të fjalës së Lulzim Bashëss u bë thirrje që protestuesit të drejtohen tek bunkieri që po ndërtohet pranë Ministrisë Brendshme.

Capture

Grupi i të rinjve të korpusit rinor Azem Hajdari momentalisht po shkul llamarinat që mbulojnë kantierin e ndërtimit ku po ngrihet bunkieri i cili do të shërbejë si një kalim për tunelet e nëndheshme të ndërtuara në kohën e komunizmit. Sakaq, policia ka ardhur në vendngjarje.

Disa protestues janë përplasur me policinë gjatë protestës së opozitës. Disa persona janë shoqëruar nga policia. Protesta e opozitës është tensionuar pasi një sërë simpatizantësh të PD kanë nisur të gjuajnë drejt ndërtesës së kryeministrisë, fillimisht me vezë, e më pas me shkopinj, gurë. Disa protestues kanë hedhur edhe gaz lotësjellës me ngjyrë blu. Sipas informacioneve paraprake, policia ka shoqëruar disa persona.

Madje, njëri ndër protesturesit ka mundur që të çajë kordonin policor, duke hipur në sheshpushimin e Kryeministrisë për të valëvitur flamurin e PD. Protestuesit kanë bërë thirrje “ Azemi është gjallë”, si dhe kanë brohoritur disa herë emrin e Sali Berishës. Sakaq, në fjalimet e tyre, eksponentët e PD kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisjes dhe zgjedhje të parakohshme.

1:15 Pas fjalës që mbajti lideri i opozitës Lulzim Basha, turma është drejtuar për tek Ministria e Brendshme për të prishur bunkerin e vendosur atje.

13:09 Basha thirrje: Ka nisur ora e mosbindjes civile. ngrihuni në këmbë qytetarë. Rama duhet të largohet.

13:00 Protestuesit përplasen sërish me forcat e policisë pranë Kryeministrisë. Mesa duket një grup protestuesish kërkojnë që të vënë një banderolë të madhe në sheshpushimin e Kryeministrisë. Policia nuk i ka lejuar protestuesit të ngjiten.

protesta PD

Capture

 12:57 Lulzim Basha: Sot në ditën tonë më të bekuar, jemi mbledhur ë këtë marshim, në këtë referendum të jashtëzakonshëm të qytetarëve të lirë, për të kërkuar njëzëri si një trup i vetëm, largimin e qeverisë Rama Meta dhe krijimin e një qeverie teknike që do të bëjë gati zgjedhjet e parakohshme Parlamentare.

Dy zgjidhje ka, ose të pranojmë largimin e qeverisë ose të largohen shqiptarët. Nuk duhet ti japim më kohë qeverisë së Edi Ramës me 40 hajdutët e tij.

12:42 Djali i Azem Hajdarit Sot kam nderin të flas para jush, para burrave, grave e studentëve fisnikë që kanë guximin ti thonë ndal kësaj qeverie. Kjo qeveri nuk punon p[ër interesat e të rinjve. Sot jemi bashkë për një qëllim, të mbrojmë lirinë, demokracinë, sepse ky ishte ideali i rilindasve të vërtetë.

Disa foto nga përmasat e Protestës

Protesta nga lart 1 Protesta nga lart 2 Protesta nga lart

12:38 Angjelina Gjeka(Mbesa e At Zef Pllumit): Kam dhënë për vendin tim. Jam bashkuar në këtë protestë dhe ndaj me ju të njëjtat halle. Sikur të mos mjaftonte kjo, erdhi lajmi i hidhur se qeveria Rama ka dekoruar ekzekutorin e At Zef Pllumit. Ne nuk e meritojmë këtë sjellje, dhe kërkojmë nga Rama që të tërheqë këto dekorata e të kërkojë falje publike. Nderi është pasuria e vetme që kemi nga të parët tanë.

Ora 12:30 Thyhet neoni mbi derën kryesore të kryeministrisë

Mësohet se protestuesit kanë qëlluar më gurë në drejtim të Kryeministrisë, duke thyer kështu dhe ndriçuesit e godinës. Sakaq, protestuesit e dhunshëm janë shoqëruar në polici, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i tyre

12:29 Grida Duma: Shqiptarë e shqiptare, demokratë e demokrate, varfëria nuk është blu, nuk është rozë, varfëria është e zezë dhe e zezë është hija që qëndron mbi shqiptarët sot. Shqiptarët po prekin sot fundin me varfërinë e tyre. Si mundesh ti Kryeministër që të shkelësh mbi besimin e një milionëve dhe të qeverisësh mbi varfërinë e dy milionëve.

12:24 Dashamir Shehu: Kjo qeveri e ka mbaruar incerinë e saj. Kjo qeveri nuk e ka kuptuar se nuk është këtu për të sunduar. Këta mendojnë se mund të na sundojnë neve. Nuk mund ta sundojnë Shqipërinë një grup njerëzish.

 12:23: Protestuesit djegin dordolecin me një foto të Edi Ramës

12322969_10208157912131319_4977392239640203653_o

12:15 Aldo Bumçi: A keni dëgjuar ndonjë fjalë të mirë që të dalë nga goja e këtij kryeministri? Sa erdhi në pushtet rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti çmimin e naftës. Ky është kryeministri që do të mbahet mend se mbylli shkolla dhe hapi burxhe. Në vitin 2015 u mbyllën 70 mijë vende pune, pse duhet të presim edhe një vit që të mbyllen përsëri mijëra vende pune? Ka vetëm një zgjidhje, protestë protestë protestë. Duhet një qeveri teknike

12:10 Protestuesit lëshojnë tymues drejt Kryeministrisë. Forcat policore i largojnë nga ambientet pranë kryeministrisë.

Capture

Ora12:09 Një protestues ngjitet në sheshpushimin e kryeministrisë duke çarë kordonin policor. Protestuesi ka valëvitur flamurin e PD. Më pas forcat policore e kanë larguar simpatizantin e PD.

12310066_10208157902931089_8864813434987052920_o

11:58 Protestuesit djegin dhe grisin pankartat me foto të Edi Ramës

12310021_10208157873290348_4183747042410396592_o

11:52 Edmond Spaho Të ikë qeveria, të ikë Rama e Meta dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme. Si në 8 dhjetor 1990, edhe fundi juaj po vjen.

11:45 Protestuesit thërrasin në kor “Azem ti je gjallë” dhe “Rama zhduku”.

11: 43 PROTESTUESIT GJUAJNË ME VEZË DREJT GODINËS SË KRYEMINISTRISË

KRYEMINISTRI VEZE

12314376_10208157853249847_6412772853035136186_o

11:41 Arben Ristani: Zemërim e protestë që na del nga shpirti kur shohim se familjarë vetëvriten se nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Ndërkohë që 400 mln euro, banda kriminale në pushtet i vjedh nga doganat. Shqiptarët ikin si Sirianët, si në kohë lufte. Ikin për shkak të Ramës e Metës.

Ora 11:32 Gent Strazimiri: Jemi në këtë shesh për ti dhënë paqe atdheut. Motra dhe vëllezër, 25 vjet më parë dukeshin shumë të fortë, e mbajtën 46 vjet nën thundër këtë vend, dukeshin të fortë sepse ishin të lidhur me Beogradin, dukeshin të fuqishëm sepse më pas ishin të lidhur me Stalinin, dukeshin të fortë sepse ishin me Kinezët…Sot janë po ata qelbësira që duken të fortë sepse aleancën e kanë bërë me krimin.

Protestuesit mblidhen në sheshin Skëndërbej

Protestues të ardhur nga të gjitha qytetet janë mbledhur tashmë pranë kryeministrisë

12362799_10208157765927664_990126353407318945_o 12362995_10208157765847662_3318645292240077118_o

12322728_10208157742207071_4804165485916727708_o 12307509_10208157779327999_7019023549291438760_o

1500 forca policore në gadishmëri

Forcat policore ndodhen prapa Kryeministrisë në rast të përshkallëzimit të protestëspolicia1

 

Kordoni policor pranë Kryeministrisë me efektive femra

Kordoni i parë i policisë është i përbërë nga efektive femra ndërsa një kordon i dytë efektivësh pëbëhet nga policë meshkuj.

12348609_10208157693765860_1201974531_n

Rrugët e bllokuara nga ana e policisë së shtetit

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ajo bën me dije për opinionin publik se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e marshim – protestës nga ora 11:00 deri në orën 16:00, në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Për këtë, policia shton se do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në rrugët në të cilat do të ketë trafik të kufizuar:

Bulevardi “Zogu i Zi”,
rruga e “Kavajës”,
rruga e “Dibrës”,
rruga e “Elbasanit”,
bulevardi “Bajram Curri”

Po ashtu, policia ka vendosur që të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve nga sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Protesta pritet që të fillojë në orën 11.00 megjithatë qindra qytetarë pritet që të vijnë edhe nga rrethet.

Next Post

Euro 2016, dëshirat e Lorik Canës për shortin e finaleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com