Pasi çanë kordonin e policisë në perimetrin e godinës së kryeministrisë, protestuesit kanë nisur tashmë marshimin drejt Parlamentit. Ka qenë nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, që u bëri thirrje protestuesve që të ndjekin liderin Lulzim Basha, drejt godinës së parlamentit.
Kujtojmë që protesta ka nisur rreth orës 18:00 dhe vijoi me një fjalë të Lulzim Bashës, para se të hidheshin lëndë plasëse drejt policisë dhe të çahej rrethimi i kryeministrisë.
Ende nuk dihet skenari i protestës dhe se sa do të vijojë ajo, pasi opozita nuk ka njoftuar për një afat mbylljeje, ndërsa policia ka kërkuar që gjithçka të marrë fund brenda mesnatës. .