• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Protestuesit e Unazës së Re në gjyq, deputetët e opozitës përplasen me policinë

by Java News
25/11/2018 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11 të arrestuarit e protestës të së enjtes kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ata u arrestuan të enjten, pas protestës që zhvilluan para parlamentit kundër ndërtimit të Unazës së Re, e cila degjeneroi në dhunë.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 6 prej të arrestuarve, ndërsa për 5 të tjerët, hetim në gjendje të lirë.

Para gjykatës pritet të dalë edhe 18-vjeçari Daniel Drobaj, i cili akuzohet si personi që hodhi kapsolla në drejtim të efektivëve të policisë, duke dëmtuar rëndë efektiven Ina Nuka.

Gjatë protestës të së enjtes mbetën të plagosur 15 punonjës policie edhe 3 protestues. Policja Nuka u transferua për mjekim të specializuar në një spital të Turqisë.

Seanca ndaj të arrestuarve nisi në orën 11:00. Jashtë Gjykatës së Tiranës ndodheshin familjarë dhe banorë të zonës së Astirit, ashtu sikurse edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Para nisjes së seancës nuk munguan momentet e tensionit mes deputetëve të opozitës dhe forcave të policisë.

***

Deputetët e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, Edi Paloka, Aldo Bumçi, dhe Romeo Gurakuqi, kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku po zhvillohet seanca në ngarkim të protestuesve që dhunuan policinë 2 ditë më parë në Kuvend.

Sipas Report Tv, deputeti Ervin Salianji, ka shtyrë një polic me qëllim që të hynte në Gjykatë. Deputetët e PD, iu kanë thënë forcave të rendit se janë deputetë dhe iu duhet hapur rruga për të hyrë në Gjykatë. Ndërkohë seanca tek Krimet e Rënda ka nisur.“Jemi deputetë të Partisë Demokratike, jemi deputetë. Hape mor rrugën.”-kanë thënë demokratët.

Pas disa minutash debat, ata janë lejuar nga Policia e Shtetit që të hyjnë në gjyq.

a.ç

Next Post
Ndjesi “derbi” në Kamza-Kukësi, Laçi sfidon Kastriotin

Ndjesi "derbi" në Kamza-Kukësi, Laçi sfidon Kastriotin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In