• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Protestuesit e ‘Astirit’ dhunojnë nënën me foshnjën në makinë

by Java News
28/03/2019 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarkullimi prej gati 5 muajsh në aksin rrugor të Unazës së Re paralizohet pasditeve, pasi dhjetëra familje kundërshtojnë shembjen e shtëpive duke bllokuar rrugën.  Edhe pse dalin për të luftuar për të drejtat e tyre, cenimi i të drejtave të qytetarëve të tjerë ka ndodhur.

Edlira është ndeshur me protestuesit 200 metra poshtë rrethrrotullimit të Astirit, të cilët kanë zbritur nga trotuari  kur kanë parë lëvizjen e makinës së saj pas hapjes së semaforit jeshil. Ajo është gjendur e rrethuar nga protestuesit teksa së bashku me vajzën 16-muajshe po ktheheshin për në shtëpi.

“Përveç fenerit që e kanë thyer, godisnin gjithandej. Më kanë rrëzuar edhe  prapakolpin e kanë hequr komplet. Dhe pastaj dëme më të vogla me shqelma me grushta. Ndërkohë që unë kisha vajzën këtu dhe ishin femra kryesisht që po e godisnin xhamin aq fort duke e parë fëmijën. Unë u tremba se do thyenin xhamin e do më vrisnin çupën”.

Për këtë arsye, Edlira doli jashtë makinës duke u kërkuar të ndalnin shkatërrimin e makinës, por pre e dhunës ka rënë dhe ajo vetë.

“Më godet në fytyrë te syri dhe tek hunda. Dikush tjetër më shkuli flokët nga mbrapa dhe më tërhoqi, kthej kokën dhe ishte një vajzë jo më shumë se 15-16 vjeç. E humba fare, se nuk e prisja atë reagim dhe filloj të bërtas. Kam beben në makinë më lini të kaloj”.

Pasi ja ka dalë të largohet, e tronditur Edlira ka gjetur punonjësit e policisë 200 metra larg vendngjarjes. Rasti është denoncuar menjëherë në komisariatin nr. 6, por e papranueshme është se policët e pranishëm gjatë ngjarjes nuk kanë ndërhyrë.

“Bëra denoncimin, u shpjegova gjithë situatën si ndodhi. Nxorën fotografi të makinës, një polic më tregoi videon kur më rrethojnë. Dhe u munduan të më qetësojnë që nëse s’arrij t’i identifikoj do e bëjnë ata se ka pasur policë civilë që e kanë parë ngjarjen”.

Ndërkohë që ky nuk është rasti i vetëm, më shumë se 20 denoncime janë bërë në komisariate për dhunën e ushtruar nga banorët e Astirit.

“Në të njëjtën ditë pas meje erdhi një djalë në komisariat , që ishte goditur më keq në fytyrë dhe në këmbë. Edhe të nesërmen që vajta në spital për raportin mjeko ligjor më tha mjeku që para teje ishte dhe një djalë i ri që nga të njëjtët protestues ishte goditur. Domethënë nëse ata duan të nxjerrin dufin nuk kanë pse e nxjerrin te femrat, në fëmijë apo kush s’u ka faj…”/tch

 

 

Next Post
Aktivitete për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nesër qielli i Tiranës do të mbushet me avionë luftarak

Aktivitete për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nesër qielli i Tiranës do të mbushet me avionë luftarak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In