Gjatë gjithë ditës protestuesit kanë qëndruar pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë ku kanë kërkuar lirimin e kuksianëve të arrestuar pas incidenteve në Kalimash.
Anëtarë të shoqërisë civile si dhe disa aktorë të Teatrit Kombëtar i janë bashkuar banorëve të Kukësit në këtë protestë.
Ndërkohë protestuesit do të qëndrojnë të gjithë natë para Drejtorisë së Tiranës. Pritet që protestuesve nga momenti në moment tu bahskohet edhe kreu i PD Lulzim Basha./a.m.