• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Protestuan për rritjen e çmimeve/ Policia arreston 16 persona dhe procedon 5 të tjerë

by Java News
10/03/2022 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka arrestuar 16 persona, të cilët morën pjesë në protestën e djeshme për rritjen galoponte të çmimeve në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se gjithashtu po procedohen në gjendje të lirë, 5 persona të tjerë.

Të arrestuarit janë: Emiljano Çervenaku, Amarildo Zaimi, Vilian  Pjetri, Ernest Kapo, Gjovan Pjetri, Saimir Rrahmani, Pellumb Sina, Eldo Nezha, Elvis Leka, Mirton Dedndreaj, Artemis Marku, Armir Nelaj, Endri  Ahmeti, Sheme Hamitaj, Xhonis Lamaj dhe Bislim Lakna.

Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë protestë, ndërsa bën apel që qytetarët të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

Bënë thirrje për grumbullime, bllokuan rrugët dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 16 shtetas dhe procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 9 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– E. Ç., 21 vjeç, A. Z., 22 vjeç, V. P., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, Gj. P., 22 vjeç, S. Rr., 33 vjeç, P. S., 22 vjeç, E. N., 22 vjeç, E. L., 25 vjeç, M. D., 43 vjeç, A. M., 32 vjeç, A. N., 23 vjeç, E. A., 20 vjeç, Sh. M., 25 vjeç, Xh. L., 25 vjeç, dhe B. L., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

– E. H., 20 vjeç, E. P., 23 vjeç, A. A., 36 vjeç, M. K., 20 vjeç, dhe E. V., 22 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 9 mars 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.

g.kosovari

Next Post
Gjenerali amerikan tregon pse u zgjodh Shqipëria për të vendosur selinë e Shtabit të Komandës së Forcave Speciale të SHBA

Gjenerali amerikan tregon pse u zgjodh Shqipëria për të vendosur selinë e Shtabit të Komandës së Forcave Speciale të SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

January 24, 2026
“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

January 24, 2026
Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

January 24, 2026
Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

January 24, 2026
“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

January 24, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

January 24, 2026
FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

January 24, 2026
Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

Pjesëmarrje modeste në bulevard! Dalin pamjet nga protesta e opozitës para Kryeministrisë (VIDEO)

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In