Nje dite pas protestes me te cilen u prit kryeministri Rama ne Kukes, policia ka njoftuar se ka proceduar 13 persona.
Sipas nje njoftimi per mediat, policia ben me dije se te proceduarit akuzohen se kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2019 të organizuar nga subjekti politik PD, Kukës e Has në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 deri 60 vjeç nga Kukësi dhe Hasi.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.
g.kosovari