Është përcjellë për në banesën e fundit 27-vjeçari Enea Ftoi, i cili humbi jetën në amjentet e komisariatit të Korçës teksa ishte ndaluar për një grabitje me dhunë.
Ditën e sotme u zhvillua cereonia mortore e babait të tre fëmijëve të mitur.
Para se trupi i pajetë të përcillej për në varrezat e qytetit, të afërmit ndaluan me arkivolin e të riut para komisariatit duke protestuar për padretësinë që sipas tyre iu bë të riut.
“Jo dhunë dhe padrejtësi, por dashuri dhe drejtësi”, thuhet në njërën prej pankartave të të afërmve.
Familjarët pretendojnë se 27-vjeçari u dhunua, ndëkrohë policia deklaron se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Në një foto të publikuar nga fmialjarët, në trupin e të riut duken shenja dhune./a.m.