Aktivistë të shoqërisë civile protestuan pranë monumentit të Pavarësisë në Vlorë për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të një terminali të ri.
Protestuesit thanë se kryeministri Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore premtoi prishjen e një godine shumëkatëshe përballë monumentit të Pavarësisë, por sipas tyre, jo vetëm që godina vijon të qëndrojë, por po vijohet me ndërtimin e një terminali autobusësh, duke zhvendosur topat qe simbolizojnë 4 vilajetet.
Qytetarët u shprehën të vendosur për të mos lejuar vijimin e projektit, ndërsa paralajmëruan kallëzim penal për koston e lartë të ndërtimit të terminalit.