Një protestë në mbështetje të popullit të Palestinës është zhvilluar pasditen e së premtes në Tiranë.
Protesta e cila po mbahet në sheshin “Skënderbej” është organizuar nga Forumi Mysliman i Shqipërisë. Pjesëmarrës në tubim kanë qenë edhe qytetarë nga Shkodra, Berati, Durrësi dhe Pogradeci.
Që nga nisja e konfliktit të përgjakshëm mes Izraelit dhe Hamasit mijëra civilë izraelitë dhe palestinezë janë vrarë.
Protesta në mbështetje të Palestinës dhe kundër vrasjes së civilëve në Gaza janë zhvilluar në vende të ndryshme të botës që nga SHBA deri Turqi e Gjermani.
/f.s