• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat te ‘5 Maji’/ Veliaj: Në Kuvend fliste zaptuesi i tokës, kurse pronari e dëgjonte. Për PD e LSI nuk…

by
19/06/2022 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga njësia 3 në kryeqytet, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Tiranë iu rikthye protestës së disa banorëve që preken nga procesi i rindërtimit tek lagjja “5 Maji”.

Teksa i siguroi banorët për mbështetjen me pagesën e bonusit të qirasë deri në hyrjen në apartamentet e reja, Veliaj tha se shumica është në favor të zhvillimit dhe projekteve të Tiranës.

“Kur Nënë Liza shkoi në Parlament për t’u ankuar, sipas saj, për projektin e rindërtimit te “5 Maji”, njerëzit nuk e dinin që, në fakt, personi që dëgjonte me durim pretendimet e saj pse duhej lejuar zaptimi dhe pse nuk duhej lejuar zhvillimi, ishte vajza e pronarit që Nënë Liza i kishte zënë pronën (Klotilda Ferhati-Bushka). Vetëm një socialiste mund ta dëgjojë me durim zaptuesin e pronës së saj dhe të thotë se kjo është demokracia. Ne do e dëgjojmë edhe zaptuesin, edhe histerikun, edhe gjithologun, por në fund vendos shumica. Kjo nuk do të kishte ndodhur po të ishte dikush tjetër në atë pozicion. Imagjinoni sikur në vend të Klotildës të ishte ndonjë nga ata të SHQUP-it, me qysqi, me kokëdash e vare! Aty do kishte plasur sherri, e jo më ta dëgjonin me respekt. Mandej, kur pashë fotografinë e Nënë Lizës që përqafohej me drejtorin e IMT-së, që po kryente pastrimin e territorit, mendova se me pak durim, kryesisht të Klotildës, çdo njeri e kupton se do të jetojnë edhe ata që kanë zaptuar, por edhe ata të cilëve u është prishur shtëpia nga tërmeti dhe nuk i kanë rënë në qafë askujt”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se zgjedhjet në PS janë edhe një fushatë komunikimi me qytetarët. “Zgjedhjet në PS zgjojnë një interest ë veçantë te qytetarët. Në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar rreth 80 parti. Për 79 të tjerat, nuk i bëhet vonë njeriu sepse e dinë që s’kanë për të fituar kurrë. A ka ndonjë kuriozitet se çfarë do të ndodhë në 25 korrik me LSI-në? Do ikë gruaja, do vijë burri! Nëse do kapin ndonjë variant tjetër, atëherë do ikë burri, do vijë gruaja! Po s’ka ndonjë kuriozitet, se aty dihet, qepenin do e hapë o njëri, o tjetri! A ka njeri kuriozitet për zgjedhjet e Partisë Demokratike? Mund të ketë ndonjë kuriozitet të tipit: kush do rrahë kë? Kush do djegë kë? Kush është me qysqi e kush është me vare? Kurse kur votohet në Partinë Socialiste, patjetër që ka kuriozitet, edhe nga ata që nuk janë anëtarët tanë, edhe nga ata që janë fare të paangazhuar sepse PS është partia që do qeverisë qytetin dhe vendin”, theksoi Veliaj.

 

 

Deklaratat Veliaj i bëri gjatë një takimi me anëtarët e Asamblesë së PS të Njësisë 3, ku e pranishme ishte edhe deputetja Klotilda Bushka (Ferhati). Partia Socialiste, në përfundim të procesit të riorganizimit të brendshëm, synon ripërtëritjen dhe rienergjizimin e çdo strukture të saj nëpërmjet bashkëkryesisë, ku gratë dhe vajzat kanë një mundësi më shumë për të fuqizuar rolin dhe zërin e tyre në strukturën organizative të PS.

/e.d

Next Post
A është Turqia më shumë një problem apo një aset për NATO-n?

A është Turqia më shumë një problem apo një aset për NATO-n?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In