• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protestat, shkurtit dështim”/ Fatos Klosi: Saliut dhe Ilirit nuk i shkon më njëri pas! Djali i Berishës i përfshirë në aferën e ‘Gërdecit’, SPAK të hetojë

by Java News
13/02/2023 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi e cilësoi protestën e mbajtur dy ditë më parë para Kryeministrisë nga opozita e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta si dështim.

Sipas tij, një arsye që qytetarët braktisën Metën dhe Berishën është fakti se ata janë politikanë të lodhur e sprovuar. Ndërkohë duke komentuar intervistën e dhënë për një media shqiptare nga njëri prej protagonistëve të firmës së demontimit në Gërdec, David Packouz, që tregoi me gisht Shkëlzen Berishën si të përfshirë në negociata për çmimin e fishekëve, zoti Klosi e sheh si shumë të rëndë.

Madje, ish-shef i SHISH, Fatos Klosi theksoi se Shkëlzen Berisha del se ka qenë ndërmjetës në aferën e “Gërdecit” dhe për këtë arsye ai kërkoi që SPAK të hetojë këtë tragjedi.

-Zoti Klosi, opozita e udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajtën një protestë para Kryeministrisë. Si e patë protestën që u zhvillua dy ditë më parë nga opozita?

Një protestë normale si gjithë të tjerat. U lexuan disa hartime, sepse ashtu ishin të gjitha nga njerëz të ndryshëm edhe mbaroi. Janë protesta që bëhen jo për të rrëzuar qeverinë sepse kjo është  absurde, sepse nuk rrëzohet qeveria me protesta, por ai e ka të domosdoshme për të mbajtur me shpresë militantët e vet, mua më pëlqeu se në ato momente që u zhvillua protesta Kryeministri  ishte duke riparuar një vazo.

-Po pjesëmarrja në protestë si ju duk?

Pjesëmarrja nuk është se tregon ndonjë gjë të madhe. Kur isha me LSI kemi organizuar protesta dhe kjo tregon sesa kanë punuar ata që e kanë organizuar, diferenca midis  pjesëmarrësve në protestën më të mirë dhe atyre që duhen për të realizuar atë që thotë ai për të përmbysur  qeverinë është e madhe. Nëse në protestën më të mirë mund të jenë 30 mijë vetë, por të fituar zgjedhjet duhen akoma më shumë.

-Sali Berisha ka deklaruar se ditën e hënë, pra sot do të dal para Parlamentit, ndërsa ka thirrur sërish qytetarët në protestë. Keni  një koment lidhur me këtë “Kushtrim” të radhës?

Edhe mund të dal nuk ka ndonjë çudi, nëse do dal do pengojë seancën kaq, por seanca Parlamenti ka plot, nuk është kjo mënyra për të ardhur në pushtet, ndërkohë ai ka probleme të tjera që janë probleme personale. Këto bëhen që të vijë në pushtet Berisha dhe Meta, opozita mbase do vijnë një ditë në pushtet se nuk do jetë PS në pushtet, por atëherë kur të mos jetë në opozitë as Berisha dhe as Meta. Ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe ja ku jemi, nëse ata do kishin qenë të pushtetarë të suksesshëm do ishim më  mirë se jemi. Këtij vendi i duhen njerëz të rinj, por jo ata të dy.

-Sa i përket çështjes së “Gërdecit”, pak ditë më parë në SPAK u thirr djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Mendoni se ai mund të jetë i implikuar në këtë çështje?

Unë kam dëgjuar se çfarë është thënë në media dhe dëgjova se pak ditësh zv/presidenti i shoqërisë që ka blerë fishekët nga Gërdeci e ka trajtuar me Shkëlzen Berishën ai ishte një nga personat e rëndësishëm të atij grupi që shisnin fishekë, sigurisht është i implikuar në këtë çështje, pastaj se ca do bëjë SPAK nëse e ka thirrur për të dëshmuar apo si një i akuzuar i mundshëm do parë. Unë do doja që të dal e vërteta,  si çdo qytetarë i këtij vendi jo vetëm për Gërdecin, por edhe për të tjera ngjarje.

E vërteta mund të jetë e hidhur për disa njerëz që kanë gabuar, por është mirë që të dalin të gjitha të vërtetat, sepse ata që i fshehin të vërteta fshehin vepra që nuk ia thonë dot këtij populli. Reformën në drejtësi unë kështu e kam konceptuar si një reformë që një nga tre shtyllat e pushtetit demokratik të çoj në zbulimin e të vërtetave që kanë ndodhur në këtë vend dhe të mos ekzistojë më koncepti i pandëshkueshmërisë./m.j

Next Post
Berisha foli për orgji me McGonigal, 27 deputetë të PS: Të përjashtohet. Të nxjerrë provat! Kryemadhi: Doktori, xhentil ndaj grave…!

Berisha foli për orgji me McGonigal, 27 deputetë të PS: Të përjashtohet. Të nxjerrë provat! Kryemadhi: Doktori, xhentil ndaj grave...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In