• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat para bashkisë, Veliaj: Ata që djegin goma dhe hedhin molotovë, aq dinë të bëjnë

by A R
07/06/2024 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestat e dhunshme të opozitës me molotov dhe djegie gomash te Bashkia e Tiranës. Nga Njësia 2 në kryeqytet, ku nisi një tur mirënjohjeje për anëtarët socialistë, Veliaj u shpreh se kontrasti mes atyre që hedhin molotov dhe socialistëve është i qartë.

“Sot s’ka kontrast më të madh. Ndërkohë dëgjon ata që dogjën goma në parlament, dogjën goma përpara bashkisë, u rikthye prapë epoka e Astirit, ti mendon se pasi rrihen në zgjedhje herë pas here, do ndryshojnë taktikë. Jo! Dinë vetëm një stil: shaj, shpif, hidh baltë, digj, rrihu, zihu me policinë, digj goma. Ajo historia e gomave është e pakuptueshme”, tha ai.

Veliaj u shpreh se opozita nuk njeh gjë tjetër veç shkatërrimit dhe bllokimit të punëve në qytet, duke sjellë në vëmendje edhe tentativat për të dhunuar godinën e Bashkisë, e cila është një monument i mbrojtur nga shteti.

Veliaj u ndal dhe tek nderimi i veprimtarit të çështjes kombëtare Remzi Hoxha, që u zhduk nga SHIK-u i Berishës.

“Këta që sot na rrëmbejnë ditën e punës, rrëmbenin jetë njerëzish. Ne patëm mundësinë që të nderojmë me një emër në qytetin e Tiranës, një rrugë të rëndësishme “Remzi Hoxha”. Ai ishte një patriot i jashtëzakonshëm. Remzi Hoxha ishte në Shqipëri se mendoi që Shqipëria ishte vend i sigurt, mendoi se Shqipëria mëmë ishte një vend që s’të rrezikohej jeta. Dhe Remzi Hoxha, një ditë u zhduk nga qyteti. Dikush më tha: O kryetar, po pse kërkove ndjesë, se nuk është se e drejtonte Shqipërinë PS-ja, apo nuk ishte punë e bashkisë. I thashë, kërkova ndjesë sepse dikush duhet të marrë përgjegjësi që në qytetin tonë u zhdukën njerëz nga SHIK-u i Saliut, nga SHIK-u i Gazidedes, nga SHIK-u i atyre që iu shmangën drejtësisë. Sot, ne na akuzojnë pse jemi gati të bashkëpunojmë me drejtësinë në çdo kërkesë të drejtësisë. Atëherë njerëzit vriteshin pa gjyq, rrëmbeheshin nga rrugët e këtij qyteti, kështu që jo vetëm ndjesë në emër të një institucioni si Bashkia e Tiranës, që dikush para se ne të merreshim me këtë punë u zhduk nga qyteti, por edhe një kërkesë për të mos harruar, për të respektuar njerëzit, qoftë edhe ata të djathtë, siç ishte rasti i kryetarit të parë të bashkisë, Tomor Malasi, pas ardhjes së demokracisë, por edhe për të kujtuar ata që kanë pasur histori të dhimbshme në qytetin tonë, siç ishte historia e Remzi Hoxhës”, tha Veliaj.

/a.r

Next Post
Supergol i Nedim Bajramit, Shqipëria në avantazh ndaj Azerbajxhanit

Supergol i Nedim Bajramit, Shqipëria në avantazh ndaj Azerbajxhanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

March 17, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Heqja e titullit ‘’Nderi i Kukësit’’, Minxhozi: Akt i padenjë ndaj Veton Surroit, por episod periferik

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Kjo është lufta jonë

March 17, 2026
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In