• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Protestat në Francë, qeveria kërcënon prindërit e protestuesve të mitur me dy vite burg

by Java News
01/07/2023 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca vijon të mbetet nën shtetrrethim pas protestave të dhunshme që shpërthyen për vrasjen e 17-vjeçarit Nael nga një oficer policie, teksa qytetet e mëdha hyjnë në natën e pestë të trazirave.

Presidenti Emmanuel Macron siç u njoftua më herët është detyruar të shtyjë vizitën e tij zyrtare në Gjermani dhe të qëndrojë në Paris, ndërkohë që qeveria franceze forcon masat që janë marrë për ti dhënë fund incidenteve.

Një ndër masat e ashpra që janë shtuar në listë është njoftuar nga ministri francez i Drejtësisë Erin Dupont Moretti, i cili ka paralajmëruar prindërit e të miturve se do të dënohen me 2 vite burg dhe 30 mijë euro gjobë nëse fëmijët e tyre arrestohen gjatë incidenteve.

Njoftimet e jashtëzakonshme të ministrit francez të drejtësisë erdhën nën hijen e thirrjeve dramatike të bëra sot në Francë nga kryebashkiakët e Marsejës dhe Lionit, të cilët i kërkuan Macron përforcime policore shtesë, kërkesë të cilën Parisi e plotësoi me urgjencë.

Vlen të theksohet se vala e zemërimit në thelb është shkaktuar nga të rinjtë dhe se nga 1300 arrestimet e bëra të premten, 30% e të arrestuarve ishin të mitur nga 14 deri në 17 vjeç.

Ndërkohë, shumë qytete si Saint-Etienne po shqyrtojnë mundësinë e procedimit të ndalimit të qarkullimit, ndërkohë që mbetet e hapur mundësia e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme,tezë që gjithnjë e më fuqishëm po shtrohet me ngulm nga një pjesë e botës politike të Francës.

Një gjendje e jashtëzakonshme do t’i lejonte autoriteteve të vendosin masa të veçanta si shtetrrethimi që u vendos në nëntor 2005 pas dhjetë ditë trazirash, edhe asokohe pas vdekjes së dy adoleshentëve që u goditën nga rryma elektrike teksa fshiheshin nga policia.

Gjithsej 1,311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë në natën e katërt radhazi të dhunës dhe plaçkitjeve. Ky numër ishte dukshëm më i lartë se arrestimet e 875 personave të njoftuar një natë më parë, sipas ministrisë.

Next Post
Zyrtarja e lartë e PD: S’na duhet bashkimi me Berishën, Basha lideri që na duhet për të çuar rrugëtimin e demokratëve deri në fund

Zyrtarja e lartë e PD: S'na duhet bashkimi me Berishën, Basha lideri që na duhet për të çuar rrugëtimin e demokratëve deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In