• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat me të cilat u përball Berisha dhe si përfunduan ato

by Java News
17/12/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo pushtet përballet me protesta, sido që të jetë ai. Protestat mund të jenë krejt të natyrshme, por mund të jenë dhe mjeshtërisht të stisura, ku si lëndë e parë shfrytëzohet një pakënaqsi nga ato që njeriu apo një masë njerëzore i ka gjithëherë me shumicë, në raport me një qeverisje.

Gjatë viteve të komunizmit, pjesë e propogandës së sistemit për ta paraqitur Perëndimin kapitalist sa më zi, ishte raportimi mbi protestat e atyeshme.

Dhe shqiptarët, të cilët kutin e varfërisë ekonomike e matnin me veshjen, bënin habi se përse ata që po protestonin atje, te ajo botë e zhvilluar, ishin të veshur aq mirë. Kur sistemi ra dhe përballja me botën qe reale, u kuptua shumëçka se ç’ishin ato protesta, përse ngriheshin njerëzit dhe si zgjidheshin ato me kodet e rendit politik.

Kështu më pas nisi të ndodhte dhe në Shqipëri, por jo gjithnjë protestat u zgjidhen siç duhej të zgjidheshin. Me koston më të rëndë qenë ato pas rënies së firmave piramidale, të cilat çuan gati në një situatë lufte dhe rënie shteti. Ishte Berisha që do përballej me to, të cilat i përktheu dhe si komplot të kuq ndaj pushtetit të tij.

Pas rikthimit në pushtet në vitin 2005, ai sërish do përballej me protesta, por të cilat ishin sporadike dhe aspak të fuqishme.

Ndër ato që veçohet si më e pazakonta, ishte ajo e drejtuesve dhe stafit të Top Medias në 2007 para kryeministrisë. Berisha i vuri një gjobë të rëndë disamilionëshe gjigandit shqiptar mediatik, e cila u trajtua si luftë ndaj kësaj kompanie. Më saktë tatimet.

Ndërsa tre vite më vonë do vinte një tjetër protestë, e natyrës politike. Do ishte opozita ajo që do protestonte kundër mos-hapjes së ca kutive votimi të zgjedhjeve të 2009-ës, ku pretendohej se kishte manipulime.

Pas disa javëve protesta në rrugë në disa qytete, befas PS instalon çadrat e një greve të pazakontë urie në mes të bulevardit, përballë kryeministrisë. Ishte një zhvillim për mbi dyjavor, ku për asnjë çast nuk pati një përafrim mes palëve, deri sa ndërhyri faktori ndërkombëtar.

Gjithçka iu dedikua një njeriu, çekut Stefan Fyle, i cili arriti që të ulte palët në tavolinë. Dhe këtu është rasti të kujtohet se në sinjalin e parë të dhënë për dialog, PS uli menjëherë cadrat e doli prej tyre. Restorant “Crokodile”në Strasburg do ishte tryeza e shtruar për një kompromis mes palëve, që në fakt nuk u arrit kurrë, së paku duke iu referuar asaj çfarë kërkonte opozita. Kutitë e famshme nuk u hapën, madje fletëvitimet e tyre edhe u dogjën publikisht dhe mbeti si shije prevalimi i dialogut mbi xanxarizmin politik.

PS nuk iu kthye më protestave dhe priti natyrshmërisht një përballje për zgjedhjet lokale, të cilat duke i trajtuar si test politik i fitoi ato si një parathënie se dy vjet më vonë do mund të merrte dhe pushtetin qëndror, siç dhe ndodhi.

Por mes segmenti kohor nga “Crocodile”e deri në 2013-ën, pati dy protesta të tjera, fatkeqërisht me viktima: 21 Janari dhe ajo e një viti më vonë me të përndjekurit, ku ndërroi jetë pas një vetëdjegie Lirak Bejko. (Tesheshi.com)/a.meta

Next Post
Seksi Ana sërish

PSD: VV e LDK, duan thjesht ardhjen në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In