• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat e opozitës, Mehmetaj ‘kërcënon’ mbështetësin e Bashës: E zgjidhim ndryshe…

by A R
03/11/2024 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe analisti Gentian Gabaj janë përplasur ashpër në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, teksa po diskutohej çështja e protestave të opozitës, të cilësuara si lëvizje të mosbindjes civile.

Mehmetaj ka ngritur zërin në drejtim të Gabajt, i cili u shpreh se ish-deputetja nuk është opozitë dhe se ata që pretendojnë se janë të tillë në Shqipëri po privojnë shoqërinë civile apo forca të tjera politike që thërrasin protesta për çështje të ndryshme që shqetësojnë qytetarët nga të bërit opozitë në vend.

Debati mes tyre agravoi deri në pikën sa Mehmetaj iu drejtua Gabajt duke i thënë se çështjen mund ta zgjidhin edhe ndryshe mes tyre, ndërkohë që kritika patën mes veti edhe për bindjet e tyre politike, duke marrë parasysh faktin se analisti njihet si mbështetës i Lulzim Bashës.

DEBATI në “Off the Record”:

Mehmetaj: Për çështjen e protestave, më duket shumë abuzive pjesa që i bëhet opozitë, opozitës për gjëra për arsye, se le të na bëhet opozitë s’ka asnjë problem.

Gaba: Po s’je opozitë moj, çfarë të bëjmë opozitë? Të bëjmë opozitë, ça opozite është kjo? Ky termi që po i bëhet opozitë, opozitës është i tmerrshëm. Po nuk është me tapi e dashur, ti bësh opozitë, opozitës është e turpshme se opozitë është ky. Po jo se kjo është retorikë e vjetër.

Mehmetaj: Më fal tani. Më lër. Dëgjo se edhe njëherë të lashë. Nëse ke dëshirë të flasim mbi njëri-tjetrin kam më shumë eksperiencë se ju. Mbarove, nuk të ndërpreva asnjë sekondë. Tani mbaj vendin tënd, ose e zgjidhim ndryshe këtë panel.

Gaba: Po ç’është kjo kështu, me tapi opozita. Privatizim.

Mehmetaj: Pra, të lutem, kur fole nuk të ndërhyra se është çështje respekti për ata që na ndjekin jo për ju. Tani më lër të mbaroj dhe po s’të pëlqeu dëgjoje.

Gaba: Po, jo se po më përkufizon mua…

Mehmetaj: Po ty po të përkufizoj dhe këdo tjetër që bën të njëjtin rol. Në gjykimin tim është shumë mirë që në këtë vend të ketë sa më shumë njerëz që angazhohen me politikë dhe marrin kurajon të bëjnë politikë në këtë vend, se të bësh politikë me bandat e Shkodrës, të Durrësit, të Fierit….

Gaba: Po s’po ta mohon njeri këtë, është shumë e drejtë kjo…

Mehmetaj: Çfarë problemi ke tani se s’po të kuptoj. Le të dalin të organizohen, të flasin se sa më shumë organizim politik të ketë në këtë vend aq më afër do jemi me zgjidhjen e problemeve madhore. Por që tani, më fal se atë opozitën tënde s’ta konsideroj fare se e kam kaluar.

Gaba: Po, normal!

Mehmetaj:  E kam kaluar, e kam jetuar, kam protestuar, jam lënë në rrugë nja 20 herë nga kryetari i asaj opozite që po përfaqëson. Po normal se ka qenë mandati im që u dogj atje…

Gaba: Ty mandatin e nderuar ta ka djeg partia jote se partia jote mori një person me 300 vota dhe të nxori jashtë ty që gjoja promovoni rininë.

Mehmetaj: Mandatin tim ma dogji Lulzim Basha që vinte me filozofitë e Planit Marshall të Gjermanisë dhe planin nuk e di se çfarë të Amerikës dhe gënjente nga ai pari tek i fundit. Por këtë e kanë parë qytetarët, e kanë votuar, e kanë shpjeguar dhe besoj se do ta japin dhe në vazhdim ndaj me atë kontekst nuk merrem fare.

Gaba: Po pra, po!

Mehmetaj: Por që të ngrihet çështja që në këtë vend nuk duhet protestuar për opozitën nuk ka asnjë problem. Të dalin qytetarët të protestojnë për çfarëdolloj kauze që u bën sens atyre. Fakti që opozita proteston dhe kërkon, e thërret në protestë nuk do të thotë se pengohet ndonjë protestë tjetër që zhvillohet, përkundrazi mbështet masivisht çdo kauzë. Opozita ka hallin e qytetarëve se politika nuk bëhet për individin, por për qytetarët që na votojnë.

Gaba: Ashtu është o xhan ashtu…

Mehmetaj: Po kështu është patjetër. Po s’folëm për hallet e tyre çfarë pune jemi duke bërë. Ne flasim për atë që është e përbashkëta dhe që duhet zgjidhur.

/a.r

Next Post
Sondazhet favorizojnë Harris/ Eksperti: Nëse i referohemi gabimeve të 2016-2020, Trump është në krye

Gara presidenciale në SHBA, Harris u shkruan shqiptarëve, Trump premton 'Ditën e Çlirimit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In