Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur këtë të mërkurë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, për të diskutuar në lidhje me vijimin e aksionit opozitar për vitin e ardhshëm, e sidomos për protestat që PD ka ndërmend të përvijojë edhe në muajin janar 2016.
Pritet që në mbledhje lideri i opozitës të japë rekomandimet e tij tek krerët e degëve, në lidhje me fushatën kundër korrupsionit, që vetë kryedemokrati e paralajmëroi gjatë protestës së fundit të bërë përpara parlamentit, të enjten e shkuar.
Basha po ashtu tha se Janari do të jetë edhe nisja e një aksioni të madh kundër korrupsionit që është isntaluar nga qeveria dhe kryeministri Rama.
Pritet që në këtë aksion të përfshihen edhe godinat e ministrive, që PD i konsideron si më të korruptuara.