Policia Kufitare në Kakavijë, me anë të njoftimit zyrtar lidhur me qarkullimin në këtë pikë kufitare, bëhet me dije se nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke) do të vijojë bllokimi i qarkullimit.
Në njoftim theksohet se bllokimi do të jetë në aksin rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq. Ky bllokim vjen për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.











