Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar për aktet e dhunës këto ditët e fundit, pas vrasjes së Klodian Rashës.
“Ligjshmëria dhe rendi publik janë në themel të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh keqardhjen e saj të thellë për vdekjen e Klodian Rashës dhe besimin se ajo do hetohet si duhet.
Mendimet dhe lutjet tona janë për familjen e tij.
Tani, ne bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo lloj dhune dhe që të lejohet ligji të veprojë”, thuhet në reagimin e OSBE./a.p