• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta tek Liqeni, Bashkia: Punimet nuk do të ndalohen nga grupi vandalëve

by Java News
21/02/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka reaguar për herë të parë në lidhje me përplasjet e ndodhura këtë të dielë në mesditë, në lidhje me projektin në Parkun e Liqenit. Bashkia i ka cilësuar protestuesit si një grupim i vogël njerëzish të udhëhequr nga PD, të cilët përmes veprimeve vandale u përfshinë në veprime që sollën dëme ndaj pronës publike.

“Të udhëhequr nga eksponentë të Partisë Demokratike, për të disatën herë kanë dëmtuar pronën e qytetit, duke krijuar dëme materiale dhe vonuar punimet për të ofruar një shërbim të munguar, që është një ëndërr e fëmijëve të qytetit, por edhe e prindërve, gjysheve, gjyshërve tanë. Një minorancë e zhurmshme po i kundërvihet aspiratave të shumicës së qytetarëve që e duan zhvillimin e qytetit.”- thuhet në reagimin e Bashkisë.

Në deklaratën e saj Bashkia shkruan se këta persona nuk duan zhvillimin e Kryeqytetit.

“Janë të njëjtit njerëz që për 4 vjet e lanë qytetin të dergjet në plehra, rrugë e trotuarë të degradojnë, ndriçimin e qytetit dhe të vetë parkut të shuhet, që lanë lokalet të mbijnë si kërpudha në të gjithë hapësirën e parkut, ata që deri dje e hëngrën parkun e Tiranës nga të gjitha anët, që nuk mbollën asnjë pemë e që s’lanë pemë pa hedhur përtokë, që hapën gropa për pallatë shumëkatëshe, të cilat ende i qajnë që ju mbetën veç gropë, sot veshin petkun e dashnorëve të pemëve dhe që sot, duke servirur informacione të pavërteta, duke trumpetuar tmerre të paqena, duan me çdo kusht që Parku i Lodrave për Fëmijët të mos mbarojë.

Ata nuk e duan një zhvillim të tillë, pasi secili sukses i Bashkisë së Tiranës është provë e mëtejshme e dështimit të Lulzim Bashës. Rrugët e pastra tani, tregojnë qartë se ai dështoi me pastrimin; rrugët e riparuara tregojnë se mirëmbajtja është e mundur, por ai nuk dinte ta bënte; çerdhet e rregulluara tregojnë se ai i la pasdore fëmijët e qytetit tonë, e kështu me rradhë për çdo punë të kryer. Kjo është arsyeja e vërtetë përse i janë turrur parkut të lojërave.”- shkruhet në deklaratë.

Në ragim, Bashkia njofton se nuk ka ndërmend që të ndalojë punimet dhe projektet e saj për t’i falur fëmijëve të kryeqytetit parkun e lojërave brenda Liqenit Artificial.

“Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur për të vijuar për t’i shërbyer çdo ditë qytetarëve dhe për të sjellë projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës. Aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm.”- përfundon deklarata.

Paradite nje grup protestuesish u perplasen me forcat e policise. Madje nje grua u qellua nga nje oficer policie, i cili me pas ka sjelle dhe reagimin e Ministrit Tahiri. Ky i fundit ka kerkuar pezullimin e menjehershem te efektivit. Nje numer protestuesish jane derguar ne komisariatin nr 1 dhe pas disa oresh, me pas jane liruar.

Pas ngjarjes ka reaguar dhe Kryeministri Rama, i cili i ka cilesurar protestuesit si te udhehequr nga PD.

Next Post

I bien të fikët LIVE prezantueses së motit në televizionin britanik BBC

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

I tradhtuan bisedat në Sky Ecc/ Hajrulla dhe Matodashaj të përfshirë edhe në vrasjen e Bledar Bircajt, zbardhet roli i tyre

March 7, 2026
Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

Spiropali i dorëzon detyrën Hoxhës, ministri i ri i Jashtëm: Vijojmë përparimin e proceseve integruese

March 7, 2026
Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Pushime në kohë lufte! Nga Kejsi Tola te Morena Taraku, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

March 7, 2026
Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

Turqia vendos avionë ushtarakë F-16 në Qipro? Cilët janë hapat që po shqyrtohen për rritjen e sigurisë

March 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 mars 2026

March 7, 2026
Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

Efektivi i policisë shkencore u arrestua gjatë aksionit në Vlorë me urdhër të SPAK! Ja akuzat me të cilat përballet

March 7, 2026
Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

Mediu për “Gërdecin”: Procesi ndaj meje sajesë politike, nga hetimet rezultoi se nuk kam përfituar asgjë

March 7, 2026
“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

“Irani do të goditet shumë rëndë”/ Teherani reagon pas paralajmërimit të Trump: Do ndërmarrim veprime kundër armikut

March 7, 2026
Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

Rama habitet nga fjalët e biznesmenes: Do të kujdesem personalisht që ta marrësh lejen bashkë me medaljen

March 7, 2026
“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

“Korridori VIII, 33 km i kontraktuar nga ARRSH”, ministri Karakaçi: Janë marrë të gjitha masat, s’ka ndalesa në punime

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In