• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta si shans i fundit!

by Lutfi Dervishi
09/12/2018 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi 

Presidenti Republikës thotë se mbështet protestën e studentëve.

Kryeministri ëndërron që të jetë sot student. Ministrja Arsimit thotë se në çdo rast studentët kanë të drejtë.

Pedagogët janë me studentët. Studentët e rretheve janë me studentët në Tiranë.

Opozita afëmendsh është sy e vesh te protesta më e madhe e studentëve që nga kolapsi i regjimit komunist 28 vjet më parë. Media (tradicionale dhe e re) është live dhe komenton protestën!

Gjithë protestat e tjera (Teatri, Astiri, Shkoza…) janë me protestën edhe pse refuzohen nga protestuesit studentë! Kush është kundër?!!

Në protestë nuk janë studentët që studiojnë jashtë, nuk janë studentët e universiteteve private. Janë ata që kanë “mbetur”.

Studentët kanë bërë publik 8 kërkesa- por pritshmëritë ndaj protestës i kalojnë 8 pikat dhe janë shumë më të mëdha.
Studentët sot kanë përballë ish studentë të Dhjetorit 90 që sot janë në krye të sistemit.

28 vjet më parë studentët ndihmuan në kolapsin e regjimit komunist. A do të ndihmojnë studentët sot në kolapsin e dytë, kolapsin e tranzicionit të stërgjatur?

Historitë e lëvizjeve të mëdha kanë nisur pa njoftuar datën, dhe gati të gjtha kanë nisur për shkaqe “minore”. Shpallja e një tarife për studentët përsëritës ishte pika që derdhi zemërimin e akumuluar – jo thjesht ndaj kushteve të jetesës dhe studimit, por për varfërinë në rritje dhe mungesën e shpresës. është zemërimi ndaj një sistemi ku koktejli i arrogancës, abuzimit, indiferencës, pandëshkueshmërisë- ka dehur 0.1% dhe ka varfëruar 99.99%.

Nga Shqipëria, sot largohet “shtresa e mesme” dhe në vend ka mbetur 99% përballë 1% që as e ka idenë se çfarë do të thotë kalosh muajin me një pension, të paguash faturat në rritje dhe të përballesh me shërbime minimale!

Protesta e studentëve është sinjal për “sistemin” që duhet të lëvizë në të kundërt do të shembet. Eshtë sinjal që gjërat duhet të ndryshojnë me shpejtësi para se të jetë vonë.

Protesta është sinjal për partitë ekzistuese se duhet të ndryshojnë rrënjësisht nëse nuk do të duan të kenë përballë një lëvizje që t’i fshijë nga sistemi dhe t’i kalojë në librat e historisë.

Protesta është sinjal për drejtësiënë që duhet të lëvizë dhe jo të presë ta pyes media Prokuroren e Përgjithshme: a ke hapur hetim për fallsifikimin diletant të tenderit 18 milionë euro për 10000 cm rrugë!

Protesta është sinjal për “oligarkët” se nuk mund t’i kenë të gjitha se në momentin që do t’i kenë të gjitha nuk do të kenë vend ku t’i venë.

Protesta është sinjal për median (tradicionale) që duhet të kujtohet se ka jetë edhe përtej jetës së liderëve, institucioneve dhe jetës virtuale.

Protesta është sinjal se nuk mund të vijojë pafundësisht që edhe të tërhiqet litari edhe të trashet zullumi!

Protesta apolitike është sinjal se zemërimi është në muajin e 9 -të dhe mund të lindë një lëvizje politike si përgjigje ndaj kokëfortësisë dhe vërbërisë ndaj varfërisë në rritje për 99% dhe pasurimit galopant për 0.1%.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Kandidati për deputet i  LSI, me megafon në protestën e studentëve

FOTOT/ Kandidati për deputet i LSI, me megafon në protestën e studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In