• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta, si projeksioni i ëndrrave të gjithkujt!

by Alfred Peza
09/01/2019 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka ndodhur diçka shumë interesante me protestën e studentëve, e cila përveç të tjerash, shërbeu edhe si ajo pasqyra magjike e përrallave, ku gjithkush pa të projektuar në përfundim të saj, pamjen që donte të shihte vetë të realizuar në të ardhmen.

Pamje në formën e dëshirave të paplotësuara pas 1990 në Shqipëri, të cilat shumëkujt iu duk se mund të arriheshin që të zgjidheshin, nëpërmjet magjisë së atyre ditëve, kur studentët e vërtetë dolën masivisht në rrugë, për zgjidhjen e kërkesave të tyre të drejta dhe adresimin e halleve të tyre reale.

Përtej shumë aspekte jashtëzakonisht pozitive me pamje “Borëbardhe” që solli protesta, u panë të projektoheshin në këtë pasqyrë, edhe shumë ëndrra prej “Shtrige”:

Opozita jonë pa në të, mundësinë e artë që nëpërmjet saj, të rrëzonte Edi Ramën dhe PS nga pushteti dhe ta çonin vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme, për tu rikthyer vetë në pushtet, një minutë e më parë.

Shoqëria civile pa në të, pamundësinë e saj për të realizuar të njëjtën gjë si rinia universitare, duke sensibilizuar shoqërinë për problemet e saj.

Mediat panë në të, shkopin magjik jo vetëm për rritjen e audiencave televizive apo për ca klikime më shumë në internet, por edhe momentin për tu pozicionuar më hapur sipas preferencave politike: Kundër, apo pro qeverisë!

Analistët gjetën më në fund dorezën e artë për të goditur sipas pozicionimeve të afishuara tashmë publikisht, atë që kanë patur gjithmonë përballë në ringun e debatit mediatik. Të sigurtë se këtë radhë kishin si rrallëherë në shumë vjet, vëmendjen maksimale të një numri rekord spektatorësh dhe telespektatorësh që kërkonin të kuptonin se çfarë po ndodhte.

Të pakënaqurit për njëmijë e një arësye me mazhorancën, qeverinë apo me Edi Ramën, ia gjetën më në fund atyre edhe “hundëleshin e merituar” dhe mezi prisnin që ta shihnin njëherë poshtë, pa le të bëhej qameti pas kësaj.

Meritokratët panë të mishëruar tek protesta e studentëve, gjithë projeksionin e tyre gjigand të një Shqipërie ideale dhe mezi çprisnin që shumëçka të niste e të vihej në vijë për tu rregulluar sa hap e mbyll sytë.

Shkërdhatokratët si në çdo kohë e në çdo stinë, si në çdo regjim dhe nën çdo mazhorancë e qeveri, pavarësisht se kanë qenë gjithmonë përfituesit më pa meritë të gjithçkaje kanë dashur e ëndërruar, nxituan që ti fusin shkelmin e fundit në çdo tavolinë të mundshme, atyre që u ishin bërë urë e u ishin lëpirë siç dinë veç ata dhe nxituan që të hidhen në anën tjetër, gati për të mirëpritur të parët, fitimtarët e radhës.

“Të pavarurit” e kësaj kohe, nxituan që të heqin maskën, për tu rikthyer në identitet, në pritje të ardhjes më në fund të ditës së tyre të vërtetë.

Endërrimtarët e pafajshëm dhe delirantët e pandreqshëm, panë tek protesta e studentëve, mundësinë e tyre të artë, për të marë më në fund, hakun që ua kishin ngrënë padrejtësisht deri atë kohë. Duke bërë gati kostumin më të mirë dhe fjalimin e pambajtur, pasi të ishin ngjitur shpejt në majën e skenës se re politike shqiptare, në vend të Edi Ramës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhi, Sali Berishës, Ilir Metës dhe kujtdo tjetri, që ka pushtetin që ata besojnë se realisht zotërojnë.

Të gjitha kategoritë e tjera, panë e çfarë nuk panë, po shyqyr që shumicën e atyre që menduan dhe besuan, nuk e thanë me zë shumë të lartë, sepse erdhi janari dhe bashkë me gjithçka tjetër, “ngrinë” edhe ëndrrat e tyre. Endrra që nuk u kanë shkuar të gjitha dëm, ndaj le ti ruajnë, për një moment tjetër.

Ndoshta kanë qenë këto arësyet, se përse pas dorëzimit dhe plotësimit të 8 kërkesave të studentëve, nisi edhe loja kombëtare e kungulleshkave:

Sa kërkesa ishin? 8-të! Po pse 8-të? Po sa? 9-ntë? Po pse 9-ntë? Po sa…

Gjithkush sipas hallit dhe ëndrrës personale, kudo ku kishte mundësi, përveç kërkesave të studentëve shprehte dhe vazhdon të deklarojnë edhe dëshirat e tyre, si halle kombëtare. Duke i dhënë atyre formën e gështenjave të pjekura ndanë zjarrit të dimrit plak, të cilat donin që ti nxirrnin, sigurisht… me duart e studentëve!

AlpeNews

Next Post
Tre ushqimet që nuk duhet t’ua jepni fëmijëve

Tre ushqimet që nuk duhet t'ua jepni fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In