• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/ “Shoh frikë te Rama”, Musatafaj: PD ka nevojë të tregojë forcën mobilizuese!

by
05/07/2022 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një moment pozitiv e cilëson analisti Besnik Mustafaj, protestën e 7 korrikut që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se shqiptarët i kanë humbur ndjeshmëritë e protestës. “Shoqëria po bie gjithnjë edhe më shumë në një pozitë pasiviteti”, theksoi ai.

Por përse zgjodhi të protestojë tani Berisha? Sipas tij, PD ka nevojë të tregojë forcën mobilizuese që ka bërë gjatë kësaj periudhë.

“Besoj se do të shkonte shumë gjatë vera. Opozita ka nevojë të tregojë përpara pushimeve edhe forcën mobilizuese që ka. Është e dobishme për ta filluar vjeshtën me energji të reja”, tha ai.

I pyetur se përse deputetët që nuk janë me Berishën, nuk pranuan të përfshihen në grupet e punës, Mustafaj thotë se po bëjnë gabim. Ai shprehet që ata presin që ish-kryeministri të negociojë individualisht me ta.

“Për mua është tregues i hezitimit. Po bëjnë një gabim serioz. Unë i kam miq. Ata presin që Berisha të negociojë me ta individualisht. Berisha nuk e bën kurrë këtë. Qasja që pati duke i përfshirë në grupet e punës ishte tregues se i quan të vetët. Për mua ishte një hap që nuk duhet ta lënë”, theksoi ai.

Lidhur me deklaratat e Berishës, i cili shprehet vazhdimisht me bindje se Rama do të largohet, Mustafaj thekson se për herë sheh frikë te kreu i qeverisë.

“Unë e njoh Berishën, edhe në ‘97 dhe ‘98. Berisha në të njëjtën gjuhë fliste. Ai është i sinqertë i beson ato që thotë. Ajo që më bën të besoj te ato që thotë Berishës është frika që shoh te Edi Rama. Për herë të parë po insiston të përdorë SPAK porta nxjerrë nga fusha e betejës Berishën”, theksoi Mustafaj.

Ndërkaq, duke diskutuar për çështjen e çeljes së negociatave, analisti u shpreh se propozimet e presidentit francez kanë disa pika evazive dhe i krijojnë telashe Maqedonisë së Veriut.

“Propozimet e Macron janë shumë evazive në disa pika dh e vënë në vështirës klasën politike maqedonase. Ka disa pika që lënë rast nesër për kërkesa të vazhdueshme. Thuhet që duhet të pastrohen të gjitha tekstet nga gjuha e urrejtjes dhe propagandës bullgare. nuk di të ketë ndonjë dominim të gjuhës anti-bullgare.

Në asnjë tekst ndërkombëtar nuk ka definicion se çfarë është gjuha e urrejtjes. Është një pikë për konsiderimin e minoritetin bullgar si minoritet kushtetues, pra shtetformues. Në këtë kuptim duhet rishkruar ose duhet prekur në thellësi kushtetua maqedonase”, tha Mustafaj.

/e.d

Next Post
Vrasjet e 15 viteve më parë/ Avokati i Lul Berishës: Dyshimet janë pa prova

Kushtetuesja rikthen në burg Lulzim Berishën, beteja 10-vjeçare e ish-kreut të Bandës së Durrësit me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

Konflikti i afrohet Evropës, SHBA-të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e Gjirit dhe Jordanisë

March 3, 2026
Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

Zëdhënësi: Ekonomia e Kinës tregoi elasticitet “të fortë” në 2025

March 3, 2026
India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

India dhe Evropa përjetojnë krizë karburanti, ndërsa furnizimet me gaz të Gjirit janë ndërprerë për shkak të luftës

March 3, 2026
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

Salianji-Berishës: Partia nuk është pronë publike, nuk më përjashton dot, sallat i kam mbushur më shumë se ti

March 3, 2026
Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

Plani: 10 ditë për të çarmatosur regjimin iranian, përndryshe lufta do të jetë e pafundme

March 3, 2026
Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

Hapja e aksit Elbasan-Përrenjas, policia apel qytetarëve: Respektoni sinjalistikat rrugore

March 3, 2026
Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

Skema e re për fermerët/ Ministri: Dyfishohet mbështetja për bletarinë, 7-10 mijë euro për blegtorët e rinj dhe…

March 3, 2026
Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

Teherani mund të sulmojë Manzën? Muxhahedinët: Propagandë e Iranit në mediat shqiptare! Raketat nuk arrijnë dot këtu…

March 3, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Seanca për ‘Sterilizimin’, Beqaj kërkon të njihet me akuzën: Audio-regjistrimi të dëgjohet në sallë

March 3, 2026
“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

“E njohim Teheranin si Jeruzalemin”, si vepruan Izraeli dhe SHBA-të ndaj Khameneit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In