• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/ Publikohen milionat e rektorëve, nga llogaritë bankare te trojet e shtëpitë

by Java News
13/12/2018 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Protesta e studentëve është kryefjala e zhvillimeve në Shqipëri prej 10 ditësh. Studentët janë ngritur në protestë duke kërkuar plotësimin e tetë kushteve, të cilat kryeministri Rama i ka pranuar, por fillimisht kërkon dialog. Ndërkohë që ditën e sotme Rama u bëri një ‘dush të ftohtë’ rektorëve dhe dekanëve. Rama u shpreh se ndoshta duket rishikuar autonomia që i është dhënë universiteteve nga ligji i ri i arsimit dhe se pasi protesta të mbarojë për sa kohë ai do të jetë në pushtet, do të jetë protestues për universitetin. Por cila është pasuria e rektorëve? “Open Data Albania” siguroi deklarimet e pasurisë së rektorëve. Drejtuesit e universiteteve kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive të ardhurat e tyre të majme, si dhe depozitat bankare, pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat e familjes në 2016.

Pranë ILDKP kanë deklaruar të ardhurat Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës, Adem Bekteshi, rektor i Universitetit të Shkodrës, Agron Cuka, Rektor i Universitetit të Sporteve, Ali Jashari, rektor i Universitetit të Korçës, Andrea Maliqari, rektor i universitetit Politeknik të Tiranës. Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Bari Musabelliu, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bektash Mema, rektor i Universitetit të Gjirokastrës, Kastriot Caushi, rektor i Universitetit të Arteve, Roland Zisi, rektor i Universitetit të Vlorës.

Ajo që bie në sy nga të ardhurat e rektorëve është fakti se pjesa më e madhe e tyre zotërojnë pasuri të paluajtshme, më shumë se një banesë. Ndërkohë që disponojnë dhe shumë llogari bankare. Edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, rezulton të jetë pronar i 5 apartamenteve, pronar toke dhe dyqanesh. Edhe rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, rezulton të jetë me të ardhura të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar 13 llogari bankare dhe depozita të ardhurash në emrin e saj dhe të bashkëshortit.

Mynyr Koni, në pronësi 6 apartamente dhe një dyqan
Mynyr Koni, rektor i Universitetit të Tiranës, rezulton të jetë një ndër rektorët më të pasur në Shqipëri. Koni ka deklaruar se është pronar i 6 banesave dhe një dyqani, 5 prej të cilave i zotëron 100 për qind në emrin e tij, ndërsa një banesë ka dhe sipërfaqe toke dhe një dyqan, rezultojnë në emrin e bashkëshortes. Familja Koni, në vitin 2016, rezulton të ketë blerë një apartament me vlerë 160 mijë euro dhe sipërfaqe 219 metra katrorë. Ndërsa 2 banesat e tjera, secila me sipërfaqe rreth 90 metra katrorë, kanë deklaruar një total prej 146 mijë eurosh. Familja Koni disponon 10 llogari bankare, të cilat 5 në emër të rektorit, 3 në emër të bashkëshortes dhe 3 llogari në emër të vajzës, secila me shuma të konsiderueshme parash dhe eurosh.

Nga deklarimi i pasurisë pranë ILDKP-së, rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë rezulton të ketë përfituar të ardhura me shifra të majme nga trashëgimia. Gjata ka përfituar nga testamenti i nënës 7 prona, kryesisht truall me vlerë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, rektorja e Universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski, ka deklaruar me bashkëshortin zotërimin 13 llogarive dhe depozitave bankare. Llogaritë në emrin e bashkëshortit të rektores së universitetit “Aleksandër Moisiu” arrijnë shuma të konsiderueshme parash.

Nga një krahasim të ardhurash, rektori i Universitetit të Korçës, Ali Jashari, rezulton të jetë më “i varfri” krahasuar me kolegët e tij. Jashari, përveç banesës së blerë me kredi nga shitja e një apartamenti të mëparshëm, ka deklaruar një kredi për arredim shtëpie me vlerë 1 milion lekë. Po ashtu disponon një kartë krediti me limit 2 mijë euro, limit overdrafti prej 300 mijë lekësh, si dhe pronar i një fondi librash prej 600 kopjesh, me vlerë 600 mijë lekë, shkruan panorama. Nga kontrolli i pasurive, rektori i Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshi, rezulton të jetë i vetmi që ka marrë para hua te familjarët. Bekteshi ka deklaruar vetëm dy banesa në pronësinë e tij, me një vlerë rreth 6.2 milionë lekë, dhe dy makina, njëra prej të cilave ka kushtuar 16 mijë euro. Ndërkohë që ka deklaruar se nuk disponon llogari bankare, Bekteshi ka deklaruar se ka marrë një hua prej 3.8 milionë lekësh të rinj tek i vëllai./raport.tv/a.meta

Next Post
Goditet banda shqiptare e biznesi të drogës, e përfshirë dhe gjyshja 64-vjeçare

Goditet banda shqiptare e biznesi të drogës, e përfshirë dhe gjyshja 64-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In