• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta për Thumanë-Kashar, Bardhi: Turp që dërgoni policë! E keni kthyer Kuvendin në noter të ligjeve klienteliste

by A R
02/09/2024 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh është mbledhur sot para Kuvendit në shenjë proteste. Përpos kallëzimit që kanë bërë në SPAK ndaj ministres Belinda Balluku, ata kërkojnë hyrje-dalje në segmentin Thumanë-Kashar.

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e konsideroi turp dërgimin e forcave policore në këtë protestë. Më tej ai i bëri thirrje zv.kryeministres Balluku që të dëgjojë kërkesat e tyre dhe t’u japë zgjidhje.

“Ka një kërkesë minimale që do duhet që ministrja përgjegjëse së pari t’i dëgjojë dhe së dyti t’u japë zgjidhje. Kërkojnë hyrje-dalje në rrugë kombëtare, kjo është kërkesë minimaliste që nuk kërkon impenjim nga qeveria, as fonde shtesë. Kërkon thjesht dashamirësi për të dëgjuar zërin e kërkesave të drejta të qytetarëve shqiptarë. Prandaj zonja ministre, zv.kryeministre, të kërkoj që në përfundim të seancës të dalësh t’i dëgjosh qytetarët, meqënëse nuk i prisni në institucionet shtetërore. Jepu një zgjidhje shqetësimit të tyre. Nuk është zgjidhje dërgimi i armatave të policëve, a thua se ç’po ndodh në atë protestë! Është turp për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit që harxhon burimet e veta njerëzore për të shkuar e për të shtypur protestën e vajzave, grave, burrave e pleqve të asaj zone. Shkojnë atje forca speciale a thua se po luftojnë krimin e organizuar. Është turp për një qeveri që nuk i jep zgjidhje një problemi që zgjidhet brenda një ore.“

Pavarësisht ftesës së Spiropalit për reflektim, Bardhi theksoi se as ky sesion parlamentar nuk do të jetë produktiv.

“Tradita e kërkon që të urohet punë e mbarë, por sot nuk është rasti. Sepse qeveria e Ramës e ka shndërruar këtë sallë në Parlamentin e punëve personale sepse pushteti i tij është personal kundër interesit publik. Jemi vetëm në letër Republikë Parlamentare. Këto 12 vite janë treguesi më i qartë se për pushtetin personal ai është i gatshëm t’i vërë flakën Shqipërisë, ka shkretuar vendin, ka detyruar të ikin brenda një dekade rreth 1 mln shqiptarë. Nuk ka bërë kjo qeveri e ky Parlament ndonjë punë të mirë që t’u thonim punë të mbarë. Dhe kam bindjen që ky sesion nuk do jetë ndryshe nga 11 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës. Praktika ka treguar se shumica nuk ka vullnet për të debatuar ligje apo nisma në të mirë të qytetarëve. Është kthyer Kuvendi në noter të ligjeve klienteliste.“

Në fjalën e tij, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se sesioni i ri nuk ka për të qenë i ndryshëm nga ato paraardhës.

“Unë kam bindjen që ky sesion që sapo nisëm nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës sepse vullneti i Ramës nuk do të jetë të bëjë punë të mira në të mirë të qytetarëve. Kjo mazhorancë, kjo qeveri e ka kthyer Kuvendin në noter të ligjeve klienteliste apo korruptive”, tha Bardhi.

/a.r

Next Post
Merkato televizive/ Kiara vjen sërish pas shtatzënisë! A do ta drejtojë “Portokallinë”? Bora Zemani mbetet pa emision! Çfarë ndodh me Ilnisa Agollin

Merkato televizive/ Kiara vjen sërish pas shtatzënisë! A do ta drejtojë “Portokallinë”? Bora Zemani mbetet pa emision! Çfarë ndodh me Ilnisa Agollin

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Kur ban te fortune ky of pa pupla qe e ureejne dhe ish bashkepuntori Basha qe e mori nga rruga ne politik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

VIDEO / Nga Kadastra tek Reforma Territoriale, Rama zbulon detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

March 29, 2026
Edhe njëherë për varkarin e Enverit

Edhe njëherë për varkarin e Enverit

March 29, 2026
Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In